×
Sport 11 shkurt 2014

Patinatorët rusë të patinazhit artistik mbi akull Tatiana Vollosozhar dhe Maksim Tranjkov kanë vendosur një rekord të ri botëror përkatësisht numrit të pikëve të marra në programin e shkurtër në konkurrencën sportive të çifteve në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi.

Patinatorja ruse Olga Fatkulina fitoi medaljen e argjendtë në vrapimin 500 metra në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi. Në bazë të rezultateve të dy tentativave përfaqësuesja e ekipit të Rusisë tregoi rezultatin 75.06 sekonda.

Biatlonistja bjelloruse Daria Domraçova (Darya Domracheva) fitoi medaljen e artë në garën ndjekje në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi.

Sot në Soçi do të zhvillohen garat sportive për 8 komplete medaljesh: garat në ndjekje në Biatlon-in për femra, garat individuale të sprintit me ski për meshkuj dhe femra, gara e vrapimit me shpejtësi me patina mbi akull në distancën 500 metra femra, garat e kërcimit me ski nga trampolina për femra, garat në disiplinën e Snowboarding për femra në slopestyle, garat individuale të rrëshqitjes me slita (saja) njëvendëshe për femra dhe garat në disiplinën e Snowboarding për meshkuj në halfpipe.

Sportisti Aleksandër Smishliajev (Alexander Smyshlyaev) i ka sjellë në disiplinën e Freestyler edhe një tjetër medalje ekipit olimpik rus. Në garat në moguls ai zuri vendin e tretë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2014
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2014
1
2
3
5
9
16
23
24
26
28