×
Sport 7 shkurt 2014

Sportistët e famshëm sovjetikë, hokeisti Vlladisllav Tretiak (Vladislav Tretiak) dhe patinatorja e patinazhit artistik në akull Irina Rodnina, ndezën Zjarrin e Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin shpalli zyrtarisht hapjen e Lojrave të XXII Olimpike Dimërore në Soçi.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, Kryeministri rus Dimitri Medvediev dhe i gjithë stadiumi "Fisht», ku po zhvillohet ceremonia e hapjes së Olimpiadës Dimërore në Soçi, mirëpriti në këmbë ekipin rus, parakalimi i të cilit mbylli paradën e ekipeve olimpike.

Fiks në 20:14 me orën e Moskës në stadiumin "Fisht" në Soçi filloi ceremonia e hapjes së Olimpiadës së XXII Dimërore. Ora 20 e 14 minuta nuk është zgjedhur rastësisht, ajo simbolizon vitin e mbajtjes së Lojrave të para Olimpike Dimërore në historinë e Rusisë.

Në stadiumin "Fisht" në Soçi gjatë ceremonisë së hapjes së Lojrave Olimpike, e cila është quajtur "Ëndrrat mbi Rusinë", startoi parada e kombeve.

Lojrat Olimpike në Soçi do të bëhen rekord përkatësisht disa treguesve njëherazi. Në to do të përfshihen përfaqësuesit e 88 vendeve - çka është 6 shtete më shumë se 4 vjet më parë në Vankuver.

"Në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi duhen pritur rekorde të reja, për atletët këtu janë krijuar të gjitha kushtet, dhe kjo duhet t’i motivojnë ata për të arritur rezultatet më të mira", - tha Kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON/IOC), Thomas Bach.

Zjarri i Olimpiadës në Soçi do të ndizet me pishtarin, i cili në kuadër të stafetës së Pishtarit olimpik ka qenë në kozmos, në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar​​, njoftuan në Komitetin Organizativ "Soçi-2014".

Presidenti rus Vladimir Putin të premten në stadiumin "Fisht" në Soçi në 20:14, sipas orës së Moskës, do të deklarojë të hapura Lojrat e XXII Olimpike Dimërore. Gjatë ceremonisë solemne të hapjes do të ndizet Pishtari kryesor Olimpik.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2014
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2014
1
2
3
5
9
16
23
24
26
28