×
Sport 2014

Në Rusi iu dha starti stafetës së Pishtarit Paralimpik. Për 10 ditë 1500 pishtarëmbajtës do ta përcjellin simbolin kryesor të Lojrave të XI Paralimpike Dimërore nëpër të gjitha rajonet ruse. Çdo ditë zjarri paralimpik do të ndizet njëkohësisht në disa qytete. Ndërsa do të përfundojë stafeta në Soçi më 7 mars, në ditën e hapjes së Paralimpiadës.

Presidenti rus Vladimir Putin nxorri përfundimet e Olimpiadës triumfale për Rusinë. Në intervistën e vet me disa kanale televizive ruse Kryetari i shtetit theksoi se vetëm me sukseset në Soçi puna nuk u kufizua. Që tani po rikthehen përsëri në Rusi ekspertët vendas të klasit të lartë në fushën e sportit. Nuk ka asnjë dyshim se Lojrat e XXII Olimpike Dimërore do t'i japin një impuls të fuqishëm zhvillimit të kulturës masive fizike në Rusi.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një intervistë për kanalet televizive ruse e ka lidhur kritikën e Olimpiadës së Soçit në mediat e huaja me objektivat e propagandës anti-ruse.

Biatlonistët rusë fituan në stafetë dhe i sollën Rusisë medaljen 11-të të artë të Lojrave Olimpike në Soçi.

Vrapueset ruse me patina fituan medaljen e bronztë në garën ekipore në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi duke i sjellë kështu medaljen e 28-të Rusisë.

Ekipi i biatlonit (femra) i Rusisë u pozicionua i dyti në garën e stafetës në Lojrat Olimpike në Soçi duke i sjellë vendit medaljen e 24-t.

Sportisti rus Viktor An u bë medalist i artë i Lojrave Olimpike në Soçi në disiplinën e short track në distancën 500 metra.

Adelina Sotnikova është patinatorja e parë në historinë e sportit sovjetik dhe rus, e cila u bë mesaliste e artë në Olimpiadë në garat individuale.

Skiatorët rusë Maksim Vilegzhanin (Maxim Vylegzhanin) dhe Nikita Krjukov (Nikita Krukov) zunë vendin e 2-të në garën ekipore me ski stil klasik për meshkuj në Lojrat Olimpike të vitin 2014 në Soçi.

Snoubordisti Vic Wild, i cili përfaqëson ekipin kombëtar të Rusisë, fitoi medaljen e artë të Olimpiadës Dimërore 2014 në disiplinën e sllallomit paralel gjigand.

 

Patinatorja ruse Julia Lipnickaja (Julia Lipnitskaya), duke fituar në Lojrat Olimpike në Soçi medaljen e arit në kualifikimin e përgjithshëm ekipor, u bë kampionia më e re olimpike në historinë e patinazhit artistik mbi akull. Në turneun individual Julia është plotësisht e aftë për të fituar edhe një tjetër medalje olimpike. Po se çfarë medalje do të jetë ajo ari, argjendi apo bronzi, kjo do të bëhet e ditur më 20 shkurt në konkurrencën sportive në disiplinën e patinazhit artistik mbi akull për femra.

Në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi sot, më 19 shkurt, do të zhvillohen garat sportive për 8 komplete medaljesh olimpike.

Violinistja e famshme Vanessa Mae, e cila mori pjesë në Lojrat Olimpike në disiplinën e skive alpine si përfaqësuese e Tajlandës nën mbiemrin Vanakorn, debutoi me sukses në garën e sllallomit gjigand.

Sportisti rus Nikollai Oljunin u bë medalist i argjendtë në disiplinën e snowboard cross.

Të martën, më 18 shkurt, do të zhvillohen garat sportive për 7 komplete medaljesh olimpike.

Drejtori mjekësor i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Richard Budgett, e vlerësoi mjaft lart punën e Laboratorit Antidoping në Soçi.

Sportisti rus Victor An fitoi medaljen e parë të artë në historinë e Rusisë në Lojrat Olimpike në disiplinën e short track, duke arritur i pari në vijën e finishit të garës 1000 metra në Soçi.

Sportistja ruse e disiplinës së freestyle Maria Komissarova të shtunën mori një traumë mjaft serioz gjatë kohës së stërvitjes në pistën olimpike të krosit për ski malore në Soçi dhe do të operohet, njoftohet në faqen e Internetit të Federatës Ruse të Freestyle.

Biletat për etapën e parë në historinë e Rusisë të garave të "Formula 1" do të kushtojnë nga 150 euro e sipër për rally-n e fundjavës, deklaruan organizatorët garës. Kostoja minimale e biletës në zonën VIP do të jetë 650 €.

Zyrtarët sportivë amerikanë kanë shprehur admirimin e vet përkatësisht organizimit dhe zhvillimit të Lojrave Olimpike në Soçi. Falenderimin për mikpritjen e ngrohtë ata ia kanë shprehur personalisht Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin, i cili vizitoi të premten Shtëpinë amerikane në Parkun Olimpik.

Të shtunën në Lojrat Olimpike në Soçi do të do të zhvillohet konkurrenca sportive për 7 komplete medaljesh. Do të përcaktohen kampionët në disiplinën e skive alpine, ata të garave me ski, në short track, në vrapimin me patina mbi akull, në skeleton dhe kërcimet me ski nga trampolina.

Elena Nikitina i ka sjellë Rusisë medaljen e parë në historinë e Lojrave Olimpike në skeleton për femra, duke fituar medaljen e bronzit në Soçi.

Ekipi rus (femra) i disiplinës sportive të Kerlingut (Curling), vajzat e të cilit janë konsideruar nga përdoruesit e Internetit si skuadra më e bukur olimpike, mundën ekipin përfaqësues të Zvicrës në turneun rrethor të Lojrave Olimpike 2014 në Soçi.

Skeletonisti rus Aleksandër Tretiakov (Alexander Tretyakov) zë vendin e parë në fazën e ndërmjetme pas rrëshqitjes së parë në garat e skeletonit në Lojrat Olimpike në Soçi.

Patinatorët rusë, kampionë të Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi, Tatiana Vollosozhar dhe Maksim Tranjkov (Tatiana Volosozhar dhe Maxim Trankov), duan të vazhdojnë karrierën e tyre sportive dhe të hapin një shkollë të patinazhit artistik mbi akull.

Në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi të premten, më 14 shkurt, do të zhvillohen garat sportive për 6 komplete të medaljeve Olimpike.

Patinatori i mirënjohur rus Evgeni Plushenko refuzoi pjesëmarrjen në turneun e patinazhit artistik mbi akull për meshkuj në Lojrat Olimpike në Soçi para programit të shkurtër.

Ekipi rus i hokejit (meshkuj) mundi përfaqësuesen e Sllovenisë në ndeshjen e parë të turneut të Olimpiadës në Soçi.

Biatlonisti rus Evgenij Garanjiçev (Evgeniy Garanichev) fitoi medaljen e bronzit në garën individuale në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi, duke i sjellë ekipit kombëtar të Rusisë medaljen e dhjetë olimpike.

Ekipi kombëtar rus i meshkujve i disiplinës sportive të short track arriti të dalë në finalen e stafetës për meshkuj në distancën 5000 metra në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi.

Sportistët rusë të patinazhit artistik mbi akull Tatiana Vollosozhar dhe Maksim Tranjkov (Tatiana Volosozhar dhe Maxim Trankov) zunë vendin e parë në konkurrencën e çifteve sportive në Olimpiadën Dimërore në Soçi.

Patinatori filipinas Michael Christian Martinez, i cili është i vetmi përfaqësues i vendit të vet në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi, la peng shtëpinë e nënës së tij për hir të pjesëmarrjes në Olimpiadën 2014. Vetëm në këtë mënyrë sportisti mundi të sigurojë paratë e nevojshme për tu përgatitur për konkurrencën.

Patinatorët rusë të patinazhit artistik mbi akull Tatiana Vollosozhar dhe Maksim Tranjkov kanë vendosur një rekord të ri botëror përkatësisht numrit të pikëve të marra në programin e shkurtër në konkurrencën sportive të çifteve në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi.

Patinatorja ruse Olga Fatkulina fitoi medaljen e argjendtë në vrapimin 500 metra në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi. Në bazë të rezultateve të dy tentativave përfaqësuesja e ekipit të Rusisë tregoi rezultatin 75.06 sekonda.

Biatlonistja bjelloruse Daria Domraçova (Darya Domracheva) fitoi medaljen e artë në garën ndjekje në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi.

Sot në Soçi do të zhvillohen garat sportive për 8 komplete medaljesh: garat në ndjekje në Biatlon-in për femra, garat individuale të sprintit me ski për meshkuj dhe femra, gara e vrapimit me shpejtësi me patina mbi akull në distancën 500 metra femra, garat e kërcimit me ski nga trampolina për femra, garat në disiplinën e Snowboarding për femra në slopestyle, garat individuale të rrëshqitjes me slita (saja) njëvendëshe për femra dhe garat në disiplinën e Snowboarding për meshkuj në halfpipe.

Sportisti Aleksandër Smishliajev (Alexander Smyshlyaev) i ka sjellë në disiplinën e Freestyler edhe një tjetër medalje ekipit olimpik rus. Në garat në moguls ai zuri vendin e tretë.

Olimpikasit rusë i vunë në dispozicion ekipit kombëtar gjerman të disiplinave sportive të skive pajisjet për përgatitjen e skive, pasi ato që sollën me vete në Soçi sportistët nga Gjermania dolën me të meta, njoftojnë mediat gjermane.

Komiteti Organizativ "Soçi-2014" pret një interes të madh ndaj ceremonisë së mbylljes të Olimpiadës Dimërore në Soçi.

Skiatorja norvegjeze Marit Bjoergen u bë fituese e Lojrave Olimpike Dimërore 2014 në disiplinën e skiathlon. Medaljen e argjendtë e meritoi suedezja Charlotte Kalla, kurse atë të bronzit norvegjezia Heidi Weng.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Qershor 2014
Kalendari i ngjarjeve
Qershor 2014
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30