×
Sport Gusht 2013

Ish-Kryeministri bullgar Bojko Borisov u bë lojtari më i moshuar i të gjitha kohërave që ka dalë në fushën e lojës në një ndeshje të kampionatit vendas.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka themeluar më 6 prill Ditën Ndërkombëtare të Sportit për hir të paqes dhe zhvillimit.

Piloti 17-vjeçar rus Sergei Sirotkin nënshkroi marrëveshjen me ekipin zviceran të kampionatit të "Formula 1", "Sauber", çka do t’i mundësojë atij debutimin në kampionat që në sezonin e ardhshëm, njofton revista "Der Spiegel".

Tenistja ruse Maria Sharapova nuk do të marrë pjesë në Kampionatin e Hapur të Tenisit në SHBA  (ang. US Open).

Federata Ndërkombëtare e Skive prezantoi projektin final të pistës së re për slopestyle.

Në Moskë përfundoi Kampionati XIV Botëror i Atletikës së Lehtë. Ceremonia solemne e mbylljes së tij u mbajt të dielën, më 18 gusht, në stadiumin "Lluzhniki" (russ. “Лужники”) të Moskës. Përfaqësuesja kombëtare ruse fitoi vendin e parë në kualifikimin e përgjithshëm ekipor. Të zotërit e shtëpisë të Kampionatit arritën të fitojnë 17 medalje, shtatë prej të cilave janë medalje ari. Kurse sportistët e SHBA-së dhe Xhamajkës i siguruan ekipeve të tyre kombëtare nga 6 medalje ari.

Të enjten në Kampionatin Botëror të Atletikës së Lehtë në Moskë u zhvillua rivaliteti sportiv për 6 komplete medaljesh. Të parët i filluan garat finale atletët e kërcimit së larti. Kampioni olimpik Ivan Uhov (Ukhov) dhe Aleksandër Shustov treguan performancën e tyre më të mirë të sezonit, por kjo nuk ishte e mjaftueshme megjithatë për medalje.

Më shumë se 100 modele anijesh të flotës civile dhe ushtarake janë paraqitur në liqenin e parkut të kulturës në qytetin rus të Kaliningradit, ku ditën e premte filloi Kampionati Botëror i modelimit të anijeve.

Atletja ruse e kërcimit me shkop Elena Isinbajeva (Yelena Isinbayeva) fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Atletikës së Lehtë në Moskë.

Të hënën në Kampionatin Botëror të Atletikës së Lehtë në Moskë u zhvilluan garat sportive për 6 komplete medaljesh. Rusët fituan dy medalje bronzi. Sergei Shubenkov arriti të dalë në finale në vrapimin 110 metra duke demonstruar rezultatin më të mirë - 13 sekonda e 17 të qindtat. Por ishte krejtësisht evidente se shpejtësitë në garat finale do të jenë krejtësisht të tjera.

Kampionia olimpike ruse Elena Llashmanova fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Atletikës së Lehtë në Moskë në disiplinën ecje sportive në distancën 20 km.

Ekipi kombëtar rus zuri vendin e parë në renditjen e përgjithshme ekipore në Kampionatin Botëror të Skermës, i cili përfundoi më 12 gusht në Budapest.

Të dielën në Kampionatin Botëror të Atletikës së Lehtë në Moskë u zhvilluan garat sportive për 6 komplete medaljesh. Medaljen e parë të artë ekipit kombëtar të Rusisë ia solli atleti 20 vjeçar Aleksandër Ivanov në garën 20 kilometra ecje sportive. Ai për një kohë të gjatë vazhdoi të ecë prapa kryesuesve të garës.

Kombëtarja ruse e femrave fitoi turneun ekipor në Kampionatin Botëror të Skermës, i cili po zhvillohet në Hungari.

Kampionati Botëror i Atletikës është një plus i madh për imazhin e Moskës dhe zhvillimin e saj si një qendër sportive dhe turistike ndërkombëtare, deklaroi Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobjanin.

Serena Williams u bë tenistja e parë, e cila i siguroi vetes pjesëmarrjen në turneun përfundimtar të Shoqatës së Grave të Tenisit (WTA), i cili do të mbahet në tetor në Stamboll.

Tenistja ruse Maria Sharapova renditet në vendin e parë në listën e sportisteve më të paguara në botë, sipas versionit të revistës "Forbes", me të ardhura vjetore 29 milionë $.

Ekipi kombëtar rus është pozicionuar në vendin e dytë në kualifikimin e përgjithshëm ekipor në Lojrat Botërore për sportet jo-olimpike në Kolumbi.

Atleti xhamajkian Usain Bolt 6 herë kampion olimpik dhe 5 herë kampioni i botës në vrapim po përgatitet për Kampionatin Botëror të Atletikës së Lehtë në Moskë dhe po mëson gjuhën ruse.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
5
7
8
10
11
14
15
17
18
20
24
25
27
28
29
30
31