×
Sport 2013

Shkencëtarët ekonomistë francezë, respektivisht Madeleine dhe Vladimir Andreff, vlerësuan shanset e vendeve për një performance të suksesshme në Soçi, ku në shkurt do të zhvillohet Olimpiada Dimërore.

Ministri i Sportit i Brazilit deklaroi se gjashtë stadiume që po ndërtohen, për të pritur ndeshjet e Kampionatit të ardhshëm Botëror të Futbollit të vitit 2014, nuk do të jenë gati brenda afatit të përcaktuar kohor - deri në fund të dhjetorit të këtij viti.

Boksieri legjendar amerikan i peshës së rëndë në kujtimet e tij "E vërteta e pakontestueshme", që ka dalë dje në treg, ka pranuar se ka përdorur lëndë narkotike para shumicës së ndeshjeve të veta në ring dhe se ka përdorur urinën e dikujt tjetër për të kaluar testet e dopingut.

Fshati Olimpik bregdetar i Soçit është vendi më i rehatshëm, më komod në historinë e Lojrave Dimërore. Për këtë deklarojnë me guxim e krenari të ligjshme organizatorët e tyre, kjo është konfirmuar edhe nga anëtarët e delegacioneve kombëtare. Fshati është vendosur vetëm disa minuta larg, po të llogaritet rruga e bërë në këmbë, nga Parku Olimpik.

Skiatori venezuelian Cesar Baena iu drejtua Presidentit rus Vladimir Putin me kërkesën për të bërë të mundur një përfaqësim më të gjerë të vendeve në disiplinën sportive që ai ushtron në Olimpiadën në Soçi, duke përfshirë edhe sportistët nga vendet ekzotike që nuk kualifikohen për pjesëmarrje në Lojrat Olimpike Dimërore në bazë të sistemit aktual të kualifikimit të FIS.

Rusia iu drejtua Italisë me lutjen për ndihmë në arsimimin, përgatitjen e arbitrave, të aftë për të punuar në kampionatet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Kampionatin Botëror të Futbollit që do të zhvillohet në vitin 2018 në Rusi.

Sulmuesi i klubit spanjoll të futbollit Barcelona, Lionel Messi, për shkak të dëmtimit që pësoi do të mungojë për 6-8 javë.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) shpalli kandidatët për çmimin me emrin e Ferenc Puskás - medaljen, që i dorëzohet autorit të golit më të bukur të shënuar gjatë vitit.

Kryeqytetin e Tartarstanit - Kazan e njohën si një nga 4 kryeqytetet sportive të botës së bashku me Dubain, Londrën dhe Auckland, njoftohet në faqen zyrtare të Internetit të Universiadës 2013.

Në Sheshin e njohur njujorkez Times Square u bë prezantimi i Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi, para fillimit të të cilave kanë mbetur vetëm 100 ditë.

Kanë mbetur pikërisht 100 ditë deri në momentin e fillimit të Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi. Kjo datë do të shënohet me zhvillimin e Festivalit mbarërus të Sportit. Sportëdashësit në qytete të ndryshme të vendit do të vendosen në formën e unazave olimpike, kurse Banka Qendrore e Rusisë (Centrobank) do të lëshojë në qarkullim kartëmonedhën përkujtimore me vlerë 100 rubla.

Peshëngritësi rus Apti Auhadov fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes të mbajtur në Vrocvllave (Poloni), për kategorinë e peshës deri në 85 kg.

Bota, sportist, medalje ari, qytetarët rusë, atletika e rëndë, peshëngritje

Rusi Daniel Kvyat do të bëhet piloti i dytë i ekipit italian "Scuderia Toro Rosso" dhe do të garojë për "Formula 1".

21 ekipe nga 32, të cilët do të marrin pjesë në Kamponatin Botëror të Futbollit të vitit 2014 në Brazil, u përcaktuan pas ndeshjeve përfundimtare të raundit kualifikues.

Garuesi britanik Sean Edwards - lideri i Super Kupës Porsche për këtë sezon - humbi jetën në një aksident gjatë testeve private në Australi.

Kompleksi sportiv për garat e disiplinave alpine, me ski dhe ato të biatlonit, "Laura" është plotësisht i gatshëm për pranimin e Lojrave Olimpike Dimërore. Janë ndërtuar pistat e rrëshqitjes, infrastruktura përkatëse, janë zhvilluar tashmë testimet e tyre.

Të martën në Moskë nisi dita e dytë e fazës së parë të stafetës së pishtarit të Lorjave Olimpike Dimërore 2014.

Tenistja ruse Maria Sharapova do të mungojë në turneun e fundit të Shoqatës së Tenisit për Femra (WTA), i cili do të mbahet nga 22 deri më 27 tetor në Stamboll.

Spanjolli Rafael Nadal pas dy vitesh u kthye në vendin e parë në rejtingun e Shoqatës së Tenistëve Profesionistë (ang. Association of Tennis Professionals, ATP).

Në Moskë filloi faza e parë e stafetës së pishtarit olimpik nëpër Rusi. Në ditën e parë të maratonës - 7 tetor - flaka sportive kaloi nëpër rrugët kryesore dhe vendet më të famshme të kryeqytetit rus. Gjatësia totale e rrugës ishte 33 kilometra dhe pishtari me simbolin e Olimpiadës kaloi nëpër duart e 204 pishtarëmbajtësve.

Faza e parë e stafetës së pishtarit të Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi të vitit 2014 nisi të hënën në Sheshin e Kuq të Moskës.

Krasnojarskut nuk i kanë mbetur konkurrentë në luftën për fitimin e të drejtës në lidhje me zhvillimin e Universiadës Dimërore në vitin 2019, deklaroi Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Sportit Studentor /FISU/ Claude-Louis Gallien.

Në SHBA lajmet rreth Olimpiadës në Soçi mësohen jo vetëm nga mediat, por edhe nga agjitatorët e fushatës "Rruga për në Soçi-2014". Anëtarët e saj janë rusët me banim në Shtetet e Bashkuara.

Komiteti Organizativ "Soçi-2014" filloi shitjen e lirë të biletave për Lojrat Paralimpike Dimërore, të cilat do të mbahen për herë të parë në Rusi nga 7 deri më 16 mars të vitit të ardhshëm.

Në Lojrat Olimpike në Soçi shpresat kryesore të rusëve në sportin e sajave janë të lidhura me Albert Demçenkon dhe Tatjana Ivanovën.

Ekipi kombëtar i Rusisë u ngjit në një vend më lart në renditjen e FIFA-s, e cila u publikua sot në Zyrih, duke zënë vendin e 15-të.

Blerja e biletave do të jetë e mundur në faqen zyrtare të Internetit për shitjen e biletave të Lojrave Olimpike Dimërore dhe Lojrave Paralimpike Dimërore të vitit 2014: tickets.sochi2014.com.

Ekipi kombëtar rus i hokejit në akull humbi ndeshjen finale të fazës së parë të Euro Tour me përfaqësuesen e Republikës Çeke - në Lojrat Çeke. Takimi u zhvillua në mbrëmjen e 1 shtatorit në Pardubice dhe përfundoi me rezultatin 2:1 (0:0; 1:1; 1:0).

Ish-Kryeministri bullgar Bojko Borisov u bë lojtari më i moshuar i të gjitha kohërave që ka dalë në fushën e lojës në një ndeshje të kampionatit vendas.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka themeluar më 6 prill Ditën Ndërkombëtare të Sportit për hir të paqes dhe zhvillimit.

Piloti 17-vjeçar rus Sergei Sirotkin nënshkroi marrëveshjen me ekipin zviceran të kampionatit të "Formula 1", "Sauber", çka do t’i mundësojë atij debutimin në kampionat që në sezonin e ardhshëm, njofton revista "Der Spiegel".

Tenistja ruse Maria Sharapova nuk do të marrë pjesë në Kampionatin e Hapur të Tenisit në SHBA  (ang. US Open).

Federata Ndërkombëtare e Skive prezantoi projektin final të pistës së re për slopestyle.

Në Moskë përfundoi Kampionati XIV Botëror i Atletikës së Lehtë. Ceremonia solemne e mbylljes së tij u mbajt të dielën, më 18 gusht, në stadiumin "Lluzhniki" (russ. “Лужники”) të Moskës. Përfaqësuesja kombëtare ruse fitoi vendin e parë në kualifikimin e përgjithshëm ekipor. Të zotërit e shtëpisë të Kampionatit arritën të fitojnë 17 medalje, shtatë prej të cilave janë medalje ari. Kurse sportistët e SHBA-së dhe Xhamajkës i siguruan ekipeve të tyre kombëtare nga 6 medalje ari.

Të enjten në Kampionatin Botëror të Atletikës së Lehtë në Moskë u zhvillua rivaliteti sportiv për 6 komplete medaljesh. Të parët i filluan garat finale atletët e kërcimit së larti. Kampioni olimpik Ivan Uhov (Ukhov) dhe Aleksandër Shustov treguan performancën e tyre më të mirë të sezonit, por kjo nuk ishte e mjaftueshme megjithatë për medalje.

Më shumë se 100 modele anijesh të flotës civile dhe ushtarake janë paraqitur në liqenin e parkut të kulturës në qytetin rus të Kaliningradit, ku ditën e premte filloi Kampionati Botëror i modelimit të anijeve.

Atletja ruse e kërcimit me shkop Elena Isinbajeva (Yelena Isinbayeva) fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Atletikës së Lehtë në Moskë.

Të hënën në Kampionatin Botëror të Atletikës së Lehtë në Moskë u zhvilluan garat sportive për 6 komplete medaljesh. Rusët fituan dy medalje bronzi. Sergei Shubenkov arriti të dalë në finale në vrapimin 110 metra duke demonstruar rezultatin më të mirë - 13 sekonda e 17 të qindtat. Por ishte krejtësisht evidente se shpejtësitë në garat finale do të jenë krejtësisht të tjera.

Kampionia olimpike ruse Elena Llashmanova fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Atletikës së Lehtë në Moskë në disiplinën ecje sportive në distancën 20 km.

Ekipi kombëtar rus zuri vendin e parë në renditjen e përgjithshme ekipore në Kampionatin Botëror të Skermës, i cili përfundoi më 12 gusht në Budapest.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2013
1
2
3
4
5
6
8
9
10
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30