×
Sociale 20 shkurt 2014

Viktima të trazirave në Ukrainë që prej 18 shkurtit janë bërë tashmë 64 vetë, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë të Ukrainës.

Policia u largua nga qendra e Kievit, kordonet policore janë hequr dhe në rrugë nuk duket asnjë nga zbatuesit e ligjit. Këmbësorë gjithashtu ka fare pak.

Ushtarët e trupave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës filluan t’i dorëzohen në masë protestuesve të Majdanit, njofton botimi "Lajmet e Ukrainës" (russ. "Украинские новости"). Aktualisht janë dorëzuar rreth njëqind vetë.

Në Sheshin e Pavarësisë, në afërsi të hotelit "Kozackij", në tokë janë shtrirë shtatë trupa të pajetë.

Pas trazirave në Kiev për ndihmë mjekësore u drejtuan në institucionet përkatëse 445 persona, njoftohet në faqen e Internetit të Ministrisë së Shëndetësisë të vendit.

Qeveria e SHBA-së ka paralajmëruar kompanitë ajrore amerikane dhe të huaja në lidhje me kërcënimin e përpjekjeve për realizimin e një sulmi terrorist me përdorimin e eksplozivit të fshehur në këpucët e ndonjë pasagjeri.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2014
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2014
2
9
16
18
22
23
25