×
Sociale Janar 2014

Në Uruguaj u zhvilluan kurset e para zyrtare për rritjen e marihuanës, e cila u legalizua këto kohët e fundit në vend, njoftojnë mediat.

Si rezultat i rritjes së papritur të nivelit të rrezatimit është pezulluar puna e objektit bërthamor Sellafield në veri-perëndim të Anglisë. Shumicës së punonjësve të tij u është rekomanduar të mos dalin në punë, njoftojnë mediat.

Terroristi norvegjez Anders Breivik, i cili është duke vuajtur dënimin për vrasjen e 77 njerëzve në korrik të vitit 2011, i dërgoi një letër kanalit televiziv rus "REN-TV", në të cilën ankohet për kushtet e mbajtjes së tij në burg.

Viti i Ri Kinez është festa më kohëgjatë dhe më e rëndësishme në kalendarin hënor kinez. Origjina e kësaj feste e merr fillesën nga kohërat e lashta, dhe në formën e vet të tanishme ajo reflekton respektin simbolik ndaj miteve, besimeve dhe traditave të ruajtura në shoqërinë kineze.

Në Japoni arrestohet 28-vjeçari i papunë që vodhi 450 palë këpucë grash. Këpucët e vjedhura u gjetën në dhomën, të cilën ai e kishte marr përkohësisht me qira.

Deputetët e parlamentit të Norvegjisë, respektivisht Snorre Valen dhe Baard Vegar Solhjell, propozuan nominimin e Edward Snowden për çmimin Nobel të Paqes.

Violina e punuar nga duart e mjeshtrit të famshëm italian Antonio Stradivari në vitin 1715 u rrëmbye në qytetin amerikan Milwaukee të shtetit federal Wisconsin.

Në Kinë, në bazë të akuzës për korrupsion, u arrestua një prej njerëzve më të pasur në vend - pronari i kompanisë së madhe të ndërtimit "Gold Mantis", Zhu Xingliang.

Për shkak të ndryshimeve klimatike në Tokë njerëzimi rrezikon të humbasë deri në 30 për qind të specieve të kafshëve dhe llojeve të bimëve. Siç zbuluan shkencëtarët, organizmat e gjalla nuk kanë kohë që të përshtaten me ndryshimet e motit. Njëkohësisht, sipas mendimit të studiuesve, si rezultat i tyre mund të duken ekosisteme të reja.

Hakerët kanë sulmuar faqet e Internetit të gjykatave federale të SHBA-së, sistemin e qasjes publike në dokumentet elektronike gjyqësore (PACER) si dhe sistemin e paraqitjes së padive elektronike.

Bota, SHBA, gjykata, haker, sulm kibernetik

Në Britaninë e Madhe dy persona u dënuan me burg për fyerje dhe kërcënime të adresuara nga ata, nëpërmjet rrjetit social Twitter, një aktivisteje të lëvizjes feministe.

Gazeta gjermane "Die Welt" konfirmon se në Izrael është zbuluar arkivi personal i njërit prej udhëheqësve të Gjermanisë naziste, Heinrich Himmler.

"Duhet të jesh gjithmonë i rregullt dhe buzëqeshur. Kjo është filozofia ime", - tregoi Kryeministri Dimitri Medvediev gjatë vizitës së tij në Institutin Moskovit të Çelikut dhe Aliazheve (russ. МИСиС) - qendër udhëheqëse arsimore dhe shkencore kjo në vend për përgatitjen e specialistëve në fushën e metalurgjisë dhe studimit të materialeve.

Në qendrën historike të Romës, pranë Kishës së dioqezës franceze të Saint Ivo of Kermartin, natën në të gdhirë të së premtes buçiti një shpërthim.

Shkencëtarët dhe ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë tani shkakun e dukjes së masivit gjigand të akullt në formë dallge me lartësi deri në 9 metra pranë fshatit të largët siberian Enurmino, në bregun e Detit të Çukçi (Chukch Sea).

Banorët e fshatrave periferike të Moskës kanë frikë të dalin natën jashtë shtëpisë në lidhje me thashethemet në qarkullim për dukjen në fshatin Bjelloomut të çukopabrës (chukopabra) - kafshës mistike që mbyt pulat dhe kafshët shtëpiake (bagëtinë e imët).

Kandidatura e ish-oficerit të shërbimit të fshehtë amerikan, Edward Snowden, është nominuar për postin e rektorit të Universitetit të Glasgow (Skoci).

Në Afrikën e Jugut kanë gjetur një diamant blu, i cili është vlerësuar paraprakisht në 15-20 milionë $. Për këtë shumë, sipas mendimit të ekspertëve, guri i çmuar do të shitet në ankand.

Pasuria e 85 njerëzve më të kamur - rreth 1.7 trilionë $ - u barazua me pasurinë e gjysmës më të varfër të popullsisë së planetit (rreth 3.6 miliardë vetë). Për këtë njoftohet në studimin e bërë prej organizatës bamirëse Oxfam.

Shpërthimi gjëmoi në selinë e lëvizjes libaneze shiite "Hezbollah" të vendosur në rrethinat jugore të Bejrutit, raporton Agjencia Reuters duke iu referuar njoftimeve të dëshmitarëve okularë. Sipas të dhënave të tyre, mbi ndërtesën e selisë së lëvizjes vërehen shtëllunga të dendura tymi. Detaje të tjera të incidentit tani për tani nuk raportohen.

Princi Harry i Britanisë së Madhe po përfundon shërbimin në Aviacionin e Ushtrisë dhe po transferohet për të vazhduar shërbimin në shtabin e Londrës të Forcave të Armatosura, njoftoi të premten Kensington Palace.

Hulumtuesit e kompanisë kineze BGI deklaruan se 50-80% e materialit, i cili përcakton IQ-në e njeriut, mund të trashëgohet.

Në qytetin italian të Rieti, 100 km nga Roma, një murgeshë e re e manastirit lokal lindi një fëmijë. Djalin e quajtën Françesk në nder të Papës së Romës - Françeskut. Mbi babanë e foshnjës nuk dihet asgjë.

Udhëtari i njohur rus Fjodor Konjuhov (Fyodor Konyukhov) është ndeshur në ujërat e Oqeanit Paqësor me një problem të ri - barka e tij me rrema "Turgojak" (russ. "Тургояк") filloi të mbulohet nga ana e jashtme me alga të shumta, të cilat janë ngjitur fort pas saj.

Ish-oficeri i zbulimit amerikan, Edward Snowden, e la të dashurën e tij kërcimtare striptize, Lindsay Mills, "në mëshirë të fatit", njoftojnë mediat duke cituar një deklaratë të bërë nga babai i vajzës, Jonathan Mills.

Goditja e rrufesë u bë shkak për shkëputjen e një pjese të gishtit të madh të dorës së djathtë të shtatores me famë botërore të Krishtit Shëlbues në malin Corcovado në Rio de Janeiro të Brazilit.

Në ndjekje të pikësynimit për t'iu kundërvënë terrorizmit bordi drejtues i metrosë së Moskës në vend të bar-bufeve dhe kafeterive do të krijojë zona të inspektimit (kontrollit).

Arnold Schwarzenegger u bë personazhi kryesor i një reklame birre për një honorar prej 3 milionë dollarësh. Xhirimet e saj u realizuan në Japoni.

Në Rusi nuk ka asnjë përgjegjësi penale apo administrative për marrëdhëniet homoseksuale, si në shumë vende të tjera, por ekziston megjithatë ndalimi për promovimin e homoseksualitetit dhe pedofilisë në mesin e të miturve, deklaroi Presidentin rus Vladimir Putin.

Autoritetet franceze në vitin 2013 deportuan nga territori i vet 19.380 romë rumunë dhe bullgarë. Njëkohësisht u shkatërruan 165 kampe të ciganëve endacakë, në të cilat qenë vendosur me banim të dëbuarit.

Në Parkun e famshëm Izmaillovo të Moskës filloi të funksionojë kinemaja e parë prej dëbore në vend. Filmat vizatimorë shfaqen në të në regjim non-stop - që nga hapja e deri në mbyllje.

Amerikani 44-vjeçar Alaric Hunt, i cili është duke kryer dënimin në një burg të sigurisë maksimale në Karolinën e Jugut për vrasje, mori çmimim letrar The Private Eye Writers of America për romanin detektiv "Cuts Through Bone".

Rusia ka akorduar një milion dollarë për Fondacionin polak "Auschwitz-Birkenau". Planifikohet që të ardhurat nga fondet e mbledhura të përdoren për restaurimin dhe mirëmbajtjen e objekteve ekspozuese të muzeut të vendosur në ish-kampin nazist të vdekjes.

Shpërthimet e fuqishme diellore provokuan në Tokë një stuhi të fortë gjeomagnetike, e cila do të zgjasë disa ditë. Ekspertët konfirmojnë se ky aktivitet diellor mund të ndikojë në gjendjen shëndetësore dhe shpirtërore të njerëzve meteopatë (meteodependentë), të cilët në ditët e fundit po vuajnë gjithnjë e më shpesh nga dhimbjet e kokës dhe kanë marrje mendsh, si dhe në funksionimin e pajisjeve teknike.

Kompania amerikane Google kërkoi falje për gabimin e bërë në shërbimin e vet hartografik Google Maps, për shkak të të cilit në hartën e Berlinit në vend të sheshit, që mban emrin e Presidentit të parë të Gjermanisë Theodor Heuss, të enjten në mbrëmje u duk "sheshi i Adolf Hitlerit".

Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin u përfshi në listën e 11 liderëve shtetërorë më sportivë të hartuar prej botimit amerikan "The Health Fitness Revolution".

Në klinikën e Tel Avivit, në moshën 85-vjeçare, ndërroi jetë ish-Kryeministri izraelit Ariel Sharon. Për këtë njoftoi televizioni izraelit.

Çdokush që dëshiron mund të mësojë të ardhmen e vet për vitin 2014 jo vetëm falë horoskopit të shenjave zodiakale, por dhe horoskopit numerologjik. Për ta bërë këtë duhet të kryhet një llogaritje e thjeshtë matematikore.

Ish-Kreu i kompanisë ruse të naftës "Jukos", Mihaill Hodorkovskij (Mikhail Khodorkovsky), i cili u lirua kohët e fundit pas 10 vjet burg në Rusi, arriti në Izrael, njoftojnë mediat vendase.

Bota, Izraeli, vizitë, Jukos, Mihaill Hodorkovskij

Aktorja amerikane, tre herë fituese e Çmimit "Oscar", Meryl Streep doli me një fjalim të ashpër kundër Walt Disney.

Bota, SHBA, aktor, Oscar, akuzë, Walt Disney
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
2
3
4
5
6
7
8
12
16
19
26
28