×
Sociale 24 dhjetor 2013

Të dashur miq!

Ne përzemërsisht Ju urojmë me rastin e festës së ndritshme të Krishtlindjeve. Gëzuar e për shumë vjet Krishtlindjet! Mirësi, ngrohtësi dhe dashuri për të gjithë Ju! Faleminderit, që mbeteni me ne! Le të mbizotërojë në shtëpitë Tuaja gjithmonë paqja dhe prosperiteti!

Site për gratë obeze sugjeroi idenë e krijimit të një kukulle Barbie të përmasave "plus" dhe e ndau atë me auditorin në Facebook. Njoftimi, dedikuar diskutimit të kukullës Barbie me mbipeshë, u shfaq pak ditë më parë dhe deri në momentet aktuale ka marrë më shumë se 38.000 "Like".

Kreu i Kishës Orthodhokse Ruse, Patriarku Kirill, iu drejtua me urimet më të mira për paqe dhe mirësi gjithë besimtarëve të krishterëve, të cilët kremtojnë sot festën e ndritshme të Krishtlindjeve.

Rreth 100.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në jug të Britanisë së Madhe për shkak të stuhisë së fuqishme.

Siç dëshmojnë studimet sociologjike, në Rusi numri i besimtarëve që praktikojnë Ortodoksinë dhe Islamin rezulton në rritje, ndërkohë që numri i njerëzve, të cilët e konsiderojnë veten ateistë, po vjen duke u reduktuar.

Më 23 dhjetor në moshën 95-vjeçare ndërroi jetë konstruktori i shquar i armëve Mihaill Kallashnikov (Mikhail Kallashnikov), krijuesi i automatikut më të famshëm në botë ("Kallashnikov" - shkurtimisht "AK"). Sot modifikimet e shumëllojshme të legjendarit "AK-47" janë në shërbim të ushtrive të më shumë se 50 vendeve.

Edward Snowden e konsideron të realizuar misionin e marrë mbi vete. Për këtë demaskuesi (maskëçjerrësi) i veprimtarisë së shërbimeve të fshehta të SHBA-së deklaroi në intervistën e vet me botimin "The Washington Post".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29