×
Sociale 17 dhjetor 2013

Ky është viti i tretë radhazi kur "Njeriu i Vitit", sipas mendimit të qytetarëve rusë, është bërë Presidenti i vendit Vladimir Putin. Dhe, duhet thënë, se qytetarët e Rusisë në vlerësimin e tyre, që i bëjnë Kryetarit të shtetit, nuk janë të vetëm. Revista amerikane "Forbes" e ka quajtur Udhëheqësin rus njeriun më me ndikim në vitin 2013.

Për herë të parë në Rusi një ish-zyrtar u dënua për tentativë ryshfetmarrje me një gjobë prej 950 milionë rubla (rreth 29 milionë $).

Komiteti Olimpik Kombëtar i Lituanisë mori vendimin për të hequr shenjën e balltikasve "Kryqin e Perunit", e cila ngjan shumë me formën e kryqit të thyer, svastikën, nga uniformat e anëtarëve të ekipit olimpik të Lituanisë.

Koreja e Veriut sot shënon përvjetorin e dytë të vdekjes së Kim Jong Il. Mijëra ushtarë të Koresë së Veriut u rreshtuan përpara mauzoleut në Phenian për t’i deklaruar besnikërinë e tyre të birit të Udhëheqësit të madh - Kim Jong-Yun.

Lagjia e fenerëve të kuq të Brukselit, ku prostitutat të punojnë në mënyrë krejtësisht të ligjshme, iu nënshtrua kontrollit nga ana e Europolit në kuadër të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Bota, Brukseli, policia, Europoli, kontroll, shtëpi publike, trafikim i qenieve njerëzore
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29