×
Sociale 6 dhjetor 2013

Dy qendra tregtare janë mbyllur të premten në kryeqytetin e Letonisë, Riga, në lidhje me kërcënimin e shembjes. Vizitorët dhe stafi u evakuuan.

Grupi sirian "Brigadat e Kalamunit të lirë" mori mbi vete përgjegjësinë për rrëmbimin të hënën të 12 murgeshave nga manastiri në fshatin e krishterë Maalula, i cili ndodhet rreth 60 kilometra nga Damasku.

Funerali shtetëror i Nelson Mandelës do të mbahet më 15 dhjetor në fshatin e tij të lindjes, deklaroi në një konferencë për shtyp Presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov la një shënim në Librin e ngushëllimeve, që u hap në Ambasadën e Republikës së Afrikës së Jugut në Moskë, në lidhje me vdekjen e Nelson Mandelës.

Ambasadori i Republikës së Guatemalës në Federatën Ruse, Zoti Estuardo Meneses Coronado, vizitoi sot Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" dhe zhvilloi një takim pune me lidershipin e Redaksisë së Transmetimit të Emisioneve për vendet e Evropës dhe Amerikës Latine.

Sipas të dhënave paraprake të ekspertëve mjeko-ligjorë, burri i moshuar, trupi i pajetë i të cilit u gjet pranë Sheshit të Pavarësisë në Kiev, vdiq nga tuberkulozi pulmonar, njoftuan në organet e zbatimin e ligjit.

Kryeministri rus Dimitri Medvediev erdhi për pjesëmarrje në programin "Bisedë me Kryeministrin" të televizionit rus me Smartphone vendas YotaPhone.

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për vdekjen e Nelson Mandelës - Liderit kohëgjatë të Republikës së Afrikës së Jugut dhe njërit prej politikanëve më të mëdhenj të kohës sonë, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Ambasada e Afrikës së Jugut në Moskë hapi Librin e ngushëllimeve në lidhje me vdekjen e Udhëheqësit të lëvizjes kundër regjimit të Aparteidit dhe Presidentit të parë me ngjyrë të Afrikës së Jugut Nelson Mandela, njoftoi misioni diplomatik. Flamujt që valëviten mbi godinën e Ambasadës janë ulur në gjysmë shtizë.

Viktima të ciklonit të fuqishëm, që goditi disa vende të Evropës veriore, u bënë pesë persona.

Një i moshuar ndërroi jetë në çatinë e qendrës tregtare pranë Sheshit të Pavarësisë (Maidan Nezalezhnosti) në Kiev, njofton televizioni lokal.

Presidenti i parë me ngjyrë në historinë e Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, vdiq të enjten në shtëpinë e tij në Johanesburg.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29