×
Sociale 5 dhjetor 2013

Të paktën 130 fluturime janë anuluar në aeroportin ndërkombëtar gjerman të Hamburgut për shkak të ciklonit të fuqishëm "Xaver", i cili goditi veriun e vendit.

Papa i Romës Françesku ditën e enjte krijoi një komitet special për eliminimin e dhunës seksuale ndaj fëmijëve nga ana e klerikëve, njoftoi Kardinali nga SHBA-ja, Sean Patrick O'Malley.

Territori i Rusisë u plotësua edhe me një ishull tjetër. Ai u zbulua në Arktik, pranë brigjeve të Jakutisë (Yakutia - Siberia Lindore). Këtë copëz toke prej disa qindra metra katrorë gjatë fluturimit e pikasën rastësisht në Detin Laptev pilotët e helikopterit "Mi-26".

Organizata terroriste "Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit" rrëmbeu dhe ekzekutoi një telereporter nga Iraku në veri të Sirisë.

Rusët janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë para për festat e fundvitit. Ekspertët parashikojnë se shpenzimet për dhurata, ushqime, qerasje dhe argëtime do të rriten këtë vit me 13 për qind. Buxheti i përfaqësuesve të klasës së mesme ruse, i llogaritur për periudhën e festave, është pothuajse i krahasueshme me atë evropian.

Sipas të dhënave të policisë, për ndihmë mjekësore që nga fillimi i tubimeve e protestave masive në Kiev janë drejtuar 412 persona, deklaroi Zëvendës-shefi i Departamentit Kryesor të Hetimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, Oleg Tatarov.

Në vitin 2014 harta e botës do të ndryshojë, kurse Rusia do të ketë një ndikim më të madh se sa Amerika dhe Kina në botë. Arabinë Saudite në të ardhmen e afërt e pret një përmbytje e madhe. Këto janë vetëm disa nga parashikimet që janë bërë në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" nga egjiptiania e njohur Joy Ayyad.

Disa dhjetëra ushtarë mbetën të vrarë prej një shpërthimi të fuqishëm të pasuar nga një shkëmbim zjarri me armë që ndodhi të enjten në mëngjes në kryeqytetin e Jemenit, Sana'a, në territorin e kompleksit të godinave të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në kryeqytetin e Jemenit - Sana'a - një terrorist-kamikaze hodhi veten në erë brenda një makine bombë pranë ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes.

Të enjten gazeta "Australian" njoftoi se ish-oficeri i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA), Edward Snowden, ka mundur që përmes kompjuterave të kësaj agjencie të marrë akses në mijëra dokumente konfidenciale të shërbimit australian të zbulimit.

Në pjesën qendrore të SHBA-së kanë vërshuar reshje të mëdha dëbore që i solli me vete nga veriu cikloni i akullt arktik.

Ekspertët e kompanisë Trustwave, e cila merret me çështjet e sigurisë së informacionit, zbuluan kohët e fundit në Internet një arkiv me fjalëkalimet e llogarive të përdoruesve të rrjeteve më të mëdha sociale në botë dhe të shërbimeve të tjera të njohura.

Më 5 dhjetor një avion "Sukhoi Superjet" kreu ulje emergjente në aeroportin e Çeljabinskut.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29