×
Sociale 2 dhjetor 2013

Përfaqësuesit e komunitetit orthodhoks më 6 dhjetor do të zhvillojnë në Kiev një marshim kundër "zgjerimit të sodomizimit perëndimor".

Sot në gjerësinë gjeografike të Murmanskut filloi nata polare, e cila do të zgjasë deri në 10 janar.

Në ditën e parë të dhjetorit pranë mureve të Kremlinit u hap Panairi i Krishtlindjeve.

Mijëra njerëz janë mbledhur në një miting të hënën në mbrëmje në Sheshin e Pavarësisë (Majdan) në qendër të kryeqytetit ukrainas - Kiev, tubimit vazhdojnë t’i bashkohen shumë pjesëmarrës të tjerë.

Gjatë përleshjeve midis policisë dhe pjesëmarrësve të protestave nëpër rrugët e Kievit u lënduan më shumë se 40 gazetarë që pasqyrojnë ngjarjet në kryeqytetin ukrainas.

70 automjete u përfshinë në një aksident automobilistik në afërsi të qytetit të Worcester, shteti Massachusetts.

Një helikopter kërkimor australian natën në të gdhirë të së hënës kreu një ulje emergjente në Antarktidë. Si rezultat, 3 persona u plagosën.

Banorët e Kroacisë, në referendumin e zhvilluar të dielën, votuan për ndalimin e martesave mes personave të të njëjtit seks, duke mbështetur përkufizimin e qartë të martesës në kushtetutën e vendit si një bashkim midis burrit dhe gruas.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29