×
Sociale 31 tetor 2013

Pishtari me zjarrin olimpik në kozmos ​​do të shoqërohet nga 4 avionë dhe 14 helikopterë, njofton shërbimi për shtyp i Qarkut Ushtarak Qendror.

Ditën e enjte në qendër të Romës kanë ndodhur përleshje midis policisë dhe një grupi protestuesish nga organizata "Lëvizja për strehim".

Gadishulli i Krimesë kërcënohet nga katastrofa ekologjike. Është minimizuar programi për riciklimin e armëve kimike të viteve të Luftës së Dytë Botërore, të varrosura në fundin e Detit të Zi dhe Detit Azov. Kabineti i Ministrave të Ukrainës injoroi rinovimin e këtij programi, përkundër faktit se në plazhet shumë popullore të Krimesë janë zbuluar gjurmë të dekompozimit të substancave toksike luftarake.

Një fabrikë e madhe për prodhimin e eksplozivëve u zbuluat sot në periferi të Kajros nga bashkëpunëtorët e organeve të zbatimit të ligjit në Egjipt.

Në bregun lindor të ishullit kinez të Tajvanit u regjistrua një tërmet me magnitudë 6.6 ballë.

Në varrezat hebraike në Berlin është zbuluar vendi i varrimit të shefit të Gestapos, Heinrich Mueller, i cili ka udhëhequr policinë sekrete të Rajhut të Tretë.

Banorët e qendrave të banuara të ndodhura në afërsi të vullkanit italian me famë botërore "Vezuv" iu drejtuan Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Ish-agjenti i shërbimeve të zbulimit amerikan, Edward Snowden, i cili ka marrë azil të përkohshëm politik në Rusi, u fut në punë dhe që nga 1 nëntori do të merret me mbështetjen e një faqe të madhe Interneti ruse, njoftoi avokati që përfaqëson interesat e Edward Snowden në Rusi, Anatoli Kuçerena.

Një tërmet me magnitudë 5 ballë u regjistrua në lindje të qarkut të Krasnojarskut në afërsi të kufirit me qarkun e Irkutskut, 115 km në perëndim të Ust-Ilimska, njoftoi Shërbimi Gjeofizik i Degës siberiane të Akademisë ruse të Shkencave.

Në Kinë ekuipazhet e tre avionëve morrën mesazhe lidhur me kërcënimin e kryerjes së sulmeve terroriste në bord.

Në mars të këtij viti në provincën pakistaneze të Baluchistan persona të panjohur, të armatosur, rrëmbyen dy turiste nga Republika Çeke.

Në Zimbabve 4 shkolla fillore në krahinën e South Matabeleland u mbyllën për shkak të sulmeve mbi to të disa krijesave të frikshme (Goblins).

Kontributin e projektit "Soçi-2014" në mbrojtjen e mjedisit e vuri në dukje në fjalimin e tij në Konferencën Botërore të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar mbi Sportin dhe Mjedisin, të mbajtur në kryeqytetin e Lojrave Olimpike të vitit 2014, kreu i KON Thomas Bach.

Lideri i Partisë Popullore të Indisë, Narendra Modi, i cili vitin e ardhshëm synon të luftojë për postin e Kryeministrit të vendit, njoftoi zyrtarisht fillimin e ndërtimit të statujës më të lartë në botë.

Vullkani Shivelluç, i cili ka shpërthyer në Kamçatkë, volli një shtyllë hiri me një lartësi më shumë se 10 km mbi nivelin e detit.

Një avion amerikan Boeing, i cili po fluturonte drejt Ulan-Ude, për shkak të mjegullës u detyrua të ulej në Çita.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
5
6
12
13
19
20
26
27