×
Sociale 29 tetor 2013

Balerina nga Moldavia, Domnica Cemortan, ka konfirmuar në gjyq se në momentin e përplasjes së tragetit të madh turistik të pasagjerëve "Costa Concordia" ajo ndodhej në urën e kapitenit të anijes dhe pranoi faktin se ajo ishte e dashura e tij.

Rregullatorët financiarë të Japonisë do të zhvillojnë një hetim ndaj tre bankave më të mëdha në vend për shkak të skandalit në lidhje me dhënien e kredive Grupeve Yakuza.

"RRUGA E VET - Putini dhe Rusia e re" (titulli origjinal "PÅ EGENE PRÆMISSER Putin og det nye Rusland") - kështu titullohet libri i historianit dhe gazetarit të pavarur danez Jens Jørgen Nielsen, prezantimi i të cilit u zhvillua të shtunën, më 26 tetor, në Kopenhagen.

Një peshk i llojit marlin i kapur gjatë peshkimit hodhi njërin prej peshkatarëve nga varka.

Në rrjet u shfaq një faqe Interneti në mbështetje të ish-oficerit të shërbimeve amerikane të zbulimit, Edward Snowden. 

Në Afganistan gjatë 6 muajve të fundit janë vrarë mesatarisht nga 80 policë në javë, njoftoi Zëvendësministri i Brendshëm i vendit, Gjenerali Salim Ehsas.

Në shtetin amerikan të Texas-it një burrë i mbijetoi goditjes së dyfishtë të rrufesë. Casey Wagner dhe miqtë e tij i zuri një stuhi e fortë në rrugë që i detyroi të strehoheshin nën një pemë.

Të dy pilotët e helikopterit "Ka-52", të rrëzuar në juglindje të Moskës, janë hospitalizuar.

Incidenti në Sheshin Tiananmen të Pekinit, ku të hënën humbën jetën pesë persona dhe u plagosën 38 të tjerë, mund të ketë qenë një sulm terrorist i kryer nga një terrorist-kamikaze, njoftoi Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një burim të paidentifikuar.

Hitet e Britney Spears rezultuan të jenë një armë e fuqishme kundër piratëve somalezë.

Një nga Radiokompanitë më të mëdha në botë - "Zëri i Rusisë" - kremton sot ditëlindjen e vet. 84 vjet më parë nga Moska filloi radiotransmetimi në gjuhën gjermane, kurse më tej erdhi duke u rritur në mënyrë progresive numri i gjuhëve të transmetimit. Më 28 nëntor të vitit 1945 filloi transmetimi i emisioneve në gjuhën shqipe.

Në juglindje të Moskës u rrëzua një helikopter, njoftuan organet e zbatimit të ligjit të kryeqytetit.

Disa grabitës të armatosur në Libi sulmuan makinën e transferimit të parave të një banke dhe vodhën 55 milionë dinarë.

Stuhia e fuqishme që goditi Europën Perëndimore po i afrohet rajonit veriperëndimor të Rusisë.

Qyteti brazilian i Sao Paulo është përfshirë nga trazirat. Demonstruesit dogjën pesë autobusë dhe dy kamionë.

Tuneli i parë hekurudhor nën Ngushticën e Bosforit, që lidh Azinë me Europën, do të inaugurohet sot në Stamboll, në ditën e 90-vjetorit të themelimit të Republikës Turke.

Si rezultat i stuhisë më të fortë që goditi Europën Perëndimore humbën jetën të paktën 14 persona.

Një banor i Britanisë së Madhe, 28-vjeçari Lauri Love, është akuzuar për thyerjen e sistemeve kompjuterike të Ushtrisë amerikane, NASA-s dhe disa agjencive të tjera amerikane, njoftoi një përfaqësues i Agjencisë Kombëtare britanike të Antikrimit (NCA).

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
5
6
12
13
19
20
26
27