×
Sociale 30 shtator 2013

Një avion i Forcave Ushtarake Ajrore të Turqisë u rrëzua të hënën në pjesën qendrore të vendit.

Një avion cisternë i Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA-së kreu një ulje emergjente në aeroportin spanjoll të Palma de Mallorca.

Të shtunën në bregun e kanalit da Costa në qytetin brazilian Marica u gjet trupi i një turisti 17-vjeçar nga Rusia.

Një makinë bombë shpërtheu të hënën pranë Damaskut.

Ceremonia e kanonizimit të papëve të ndjerë Gjon Pali II dhe Gjoni XXIII do të mbahet më 27 prill të vitit 2014.

Një ditë më parë në kanalin televiziv rus Pervij Kanall u zhvillua maratona televizive që zgjati 10 orë.

Publikimi i gazetës britanike "The Guardian" në lidhje me mbajtjen në kushte çnjerëzore të punëtorëve të huaj të përfshirë në aktivitetet e ndërtimit të qytetit të ri të Katarit për zhvillimin e Kampionatit Botëror të Futbollit në vitin 2022, shkaktoi një tronditje të madhe në komunitetin ndërkombëtar. Specialisti për vendet e Gjirit Persik në organizatën "Human Rights Watch", Nicholas McGeehan, tregoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" mbi faktin se sa serioze janë shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të normave të standardeve të punës në Katar:

Më shumë se 30 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën si rezultat i një serie të re shpërthimesh të makinave të minuara në rajonet shiite të Bagdadit, njoftojnë zyrtarët irakianë.

Në qytetin meksikan Juarez u shëmb njëra prej kishave, në të cilën gjatë kësaj kohe ndodheshin rreth 200 persona, që po ndiqnin shërbesën fetare.

Në brigjet e Zelandës së Re ra një tërmet me magnitudë 6.7 ballë.

Autoritetet e Kenias arrestuan të dyshuarin e radhës për përfshirjen në sulmin në qendrën tregtare në Nairobi.

Deri në 44 vetë ka arritur numri i viktimave të dy shpërthimeve, që gjëmuan ditën e dielë në afërsi të një prej tregjeve kryesore në qytetin Peshavar të Pakistanit (provinca veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa).

Sipas fjalëve të përfaqësuesit të Administratës Federale të Aviacionit Civil të SHBA-së, avioni me motor të lehtë "Cessna Citation" në momentin e fluturimit nga aerodromi i qytetit Santa Monica (California) nuk arriti të ngrihej në lartësinë e duhur dhe u përplas me godinën e hangarit.

Kompania "Apple" zhvendosi brendin (markën) "Coca-Cola" dhe zuri vendin e parë në renditjen e brendeve më të shtrenjtë në botë.

Në rajonin e arkipelagut Xisha (Paracel Islands) për shkak të tajfunit "Vutip" u fundosën 2 anije kineze me 60 peshkatarë në bord.

Në rajonin e Çeljabinskut të Rusisë vazhdojnë punët për nxjerrjen e meteoritit. Një pjesë e trupit qiellor, i cili shpërtheu mbi Çeljabinsk në shkurt të këtij viti, ra ​​në liqenin pranë qendrës së banuar Çebarkull. Zhytësit kanë arritur të ngrejnë disa fragmente. Pesha e fragmentit më të madh rezulton në rreth 5 kilogramë. Ekspertët janë të bindur se në fund të liqenit ka edhe disa fragmente të tjera.

Aeroplani "A-320" i kompanisë ajrore italiane "Alitalia" të dielën në mbrëmje bëri një ulje emergjente në aeroportin e Romës.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29