×
Sociale 27 shtator 2013

Hetuesit ngritën një padi për shkak të shitjes në libraritë e Moskës të veprave të kriminelëve nazistë Joseph Goebbels dhe Benito Mussolini, njoftoi Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë.

"Hekurudhat ruse" që nga 1 tetori do të fillojnë të transportojnë fëmijë të moshës nga 10 vjet e sipër në trenat e shpejtësisë së lartë "Sapsan" të pashoqëruar nga të rriturit, njoftoi shërbimi për shtyp i kompanisë.

Zhytësit arritën të ngrejnë në sipërfaqe fragmentin më të madhe deri më sot të meteorit që ra në shkurt në liqenin Çebarkull në rajon Çeljabinsk. 

Firma e Shën Petersburgut "Kassir.ru" bleu kompaninë estoneze "Piletilevi" - rrjeti më i madh në vendet e Balltikut për shitjen paraprake të biletave të veprimtarive kulturore, argëtuese dhe evenimenteve sportive.

Shikimi i fatit tradicional në gjethet e koainës nga banorët indigjene të Bolivisë i parashikon Presidentit aktual të vendit, Evo Morales, fitoren në zgjedhjet e vitit 2014, megjithatë gjatë mandatit tjetër të tij ai do të përballet me probleme, deklaroi anëtari i Gjykatës Kushtetuese të vendit, indiani Gualberto Cusi.

Të paktën 16 njerëz humbën jetën dhe mbi 30 të tjerë u plagosën si rezultat i hedhjes në erë të një autobusi me punonjësit e administratës së qytetit Peshavar.

19 persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë pas rënies së një autobusi në një grykë gati 200 metra të thellë në veri të Indisë, njoftojnë mediat lokale.

Temperatura e ajrit në Moskë natën në të gdhirë të së premtes ra deri në minus 1,3 gradë, njoftoi Shërbimi Hidrometeorologjik i kryeqytetit.

Pas Olimpiadës Dimërore në Soçi në Kaukazin Perëndimor "do të vendoset" popullata e leopardit të Azisë Qendrore. Rigjenerimi i tyre në natyrën e egër - punë shumë e vështirë dhe e komplikuar. Megjithatë, ky program i iniciuar nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në vitin 2009, po realizohet me sukses.

Gjatë tre viteve të fundit Rusia, SHBA-ja dhe Afganistani së bashku kanë shkatërruar në territorin afgan 22 laboratorë droge dhe 24 ton opiate, njoftoi Kreu i Departamentit rus të Anti-drogës Viktor Ivanov.

Presidenti kilian Sebastian Pinera urdhëroi mbylljen e burgut me pishina, kopshte dhe vende për barbecue, në të cilin dhjetë ish-bashkëpunëtщrë të diktatorit Augusto Pinoçet po vuajnë dënimin për vrasje, tortura dhe krime të tjera.

Administrata e Kanalit të Panamasë vendosi një gjobë prej 1 milion dollarësh për pronarët e anijes koreano-veriore, të vendosur nën arrest në korrik me një parti pajisjesh ushtarake në bord.

Ajri i tanishëm në New Jork është më i pastri gjatë gjysmë shekullit të fundit, deklaroi kryebashkiaku i metropolit më të madh amerikan Michael Bloomberg.

Gjykata e Murmanskut vendosi masën e arrestit për 2 muaj për 22 nga 30 anëtarët e ekuipazhit të anijes Arctic Sunrise, të tjerëve u zgjati masën e paraburgimit edhe për 72 orë të tjera, njoftoi Greenpeace në microblog-un e saj në Twitter.

Një godinë banimi 5-katëshe u shemb në qytetin indian të Mumbait. Sipas të dhënave paraprake, nën rrënoja ndodhen dhjetra persona.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29