×
Sociale 24 shtator 2013

Inxhinierët kenianë për çminimin e lëndëve eksplozive filluan punën në qendrën tregtare në Nairobi të çliruar nga terroristët.

Në Soçi është bërë paralajmërimi për një stuhi.

Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë ra ditën e martë në jugperëndim të Pakistanit.

Militantët rrëzuan sot një helikopter të Forcave Ushtarake Ajrore të Irakut.

Ish-agjenti i shërbimeve amerikane të zbulimit Edward Snowden, i cili mori azilin e përkohshëm në Rusi, po mëson gjuhën ruse dhe pret ardhjen e prindërve të vet, njoftoi avokati i tij Anatoli Kuçerena, i cili përfaqëson interesat e Edward Snowden.

Militantët e grupit terrorist sirian "Al-Nusra Front" morën nën kontrollin e vet një autobus me pasagjerë në veri të vendit.

Forumi Ndërkombëtar i Arktikut "Arktiku - territori i dialogut", i cili u hap sot në Salehard (Rusi), u dedikohet çështjeve të sigurisë ekologjike në Pripolar.

Të paktën tre persona humbën jetën në Francë si rezultat i rrëzimit të një aeroplani të vogël të tipit "Cessna" në rrethinat e Lionit.

Sindikatat e gazetarëve grekë njoftuan sot mbi grevën në të gjitha mediat publike dhe private në shënjë proteste kundër mbylljes së ish-Radiotelevizionit shtetëror dhe pushimit nga puna të personelit.

Hetimi ngriti një çështje penale mbi piraterinë pas depërtimit të ekologëve në platformën e naftës "Prirazllomnaja" në detin Barenc, njoftoi përfaqësuesi zyrtar i Komitetit Hetimor të Rusisë, Vladimir Markin.

Militantët ende mbajnë pengje në qendrën tregtare Westgate në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, njoftuan të martën agjencitë perëndimore të lajmeve, duke cituar grupin "Al-Shabab", i cili mori përgjegjësinë për sulmin.

Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi në një takim gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se e ka lënë duhanin, sepse ka frikë nga gruaja e tij.

India ka ndërmend të riparojë dhe të modernizojë katër nëndetëse diesel-elektrike, të ngjashme me nëndetësen "Sindurakshak", të mbytur në gusht.

Automatiku "Kallashnikov" AK-12 dhe pajisje të tjera të bazuara në të nuk kanë kaluar testet paraprake në Ministrinë e Mbrojtjes dhe nuk janë deklaruar fare për sa i përket testeve shtetërore.

Ndër personat që sulmuan qendrën tregtare në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, kishte dhe shtetas të SHBA-së, njoftoi gazeta "The Washington Post", duke cituar fjalët e Ministres së Punëve të Jashtme të Kenias, Amina Mohamed.

Të martën një tren mallrash që transportonte kimikate, doli nga shinat në jug të Izraelit.

Në qendrën tregtare Westgate, të sulmuar nga terroristët në kryeqytetin e Kenias Nairobi, rifilloi shkëmbimi intensiv i zjarrit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29