×
Sociale 23 shtator 2013

Në qytetin italian të Barit të dielën përfundoi Panairi i 77-të ndërkombëtar me një profil të larmishëm «Fiera del Levante», i cili përfshin sektorë të ndryshëm të specializuar - nga ushqimi deri tek armatimet.

Më 25 shtator në Nizhnij Tagill (Uralet e Rusisë) do të hapet Ekspozita IX ndërkombëtare e armatimeve, pajisjeve ushtarake dhe municioneve "Russia Arms EXPO 2013" (RAE 2013).

Gjatë javës në vazhdim banorët e Moskës i pret një surprizë e pakëndshme - një ulje e theksuar e temperaturave.

Sot në gjykatën e qytetit italian të Grosseto rinisën seancat dëgjimore të çështjes ligjore lidhur me rastin e mbytjes së anijes "Costa Concordia".

Mijëra femra të Arabisë Saudite kanë ndërmend që më 26 tetor të këtij viti të ulen në timon, duke shkelur traditat konservative të mbretërisë, të cilat ndalojnë gratë të drejtojnë automjetet, njoftuan mediat.

Në Meksikë 110 persona humbën jetën si rezultat i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga ciklonet "Ingrid" dhe "Manuel".

Disa shpërthime të fuqishme gjëmuan në godinën e qendrës tregtare në kryeqytetin e Kenias, ku terroristët mbajnë pengjet që prej ditës së shtunë.

Të henën dhe të martën do të mbajnë një grevë mbarëkombëtare bashkëpunëtorët e organeve të autoriteteve lokale në Greqi.

Të paktën 20 persona u lënduan si rezultat i përplasjes së një autobusi shkollor me një kamion në Britaninë e Madhe.

Viktima të tajfunit "Usagi" në provincën Guangdong të Kinës Jugore janë bërë të paktën 25 persona.

Forcat keniane të sigurimit ndërmorrën sulmin e radhës kundër militantëve të barrikaduar në një qendër tregtare në Nairobi, ka filluar një shkëmbim zjarri intensiv, në ndërtesë dëgjohen shpërthime, njoftojnë mediat.

Militantët, të cilët kanë marrë një qendër tregtare në kryeqytetin e Kenias, kërcënojnë të vrasin pengjet.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29