×
Sociale 20 shtator 2013

Kriminelë të paidentifikuar aktivizuan sot një bombë në afërsi të ndërtesës së kompanisë "Telekom" në qytetin e Kosovska-Mitrovica, në pjesën veriore të Kosovës.

Të premten në Talin u zhvillua ceremonia e përkujtimit të marinarëve rusë të luftanijes "Rusallka", të cilët humbën jetën 120 vjet më parë.

Të paktën 16 njerëz mbetën të vrarë dhe 15 u plagosën si pasojë e sulmeve terroriste në rrethinat e qytetit të Samarra, që shtrihet 120 km në veri të Bagdadit. Sipas televizionit lokal, në një xhami u aktivizuan dy bomba.

Situata në destinacionet turistike egjiptiane mbetet e qetë, njoftoi Drejtoresha e Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë Maja Llomidze.

Rregullat e reja të sigurisë të miratuara nga Ambasada amerikane në Moskë, dekurajuan shumë vizitorë që vijnë në zyrën konsullore për të marrë vizë.

Të paktën 65 ushtarë dhe policë humbën jetën si rezultat i dy shpërthimeve para një kampi ushtarak të forcave speciale të Jemenit dhe sulmeve të militante në postblloqet e ushtrisë.

Forcat e sigurisë neutralizuan një grup të madh të vërtetë trafikantësh të lëndëve narkotike gjatë stlrvitjeve të trupave speciale të forcave kolektive të Organizatës së Traktatit mbi Sigurinë Kolektive (ang. Collective Security Treaty Organization, CSTO) "Grom-2013", të cilat përfunduan sot në Kirgistan.

Dimri që po vjen në Evropë do të jetë më i ftohti i shekullit të fundit, deklarojnë parashikuesit e motit. Pas disa muajsh atje do të transferohen masat ajrore arktike, ndërkohë që dielli do shfaqet mbi horizont shumë rallë. Sa është i mundshëm një parashikim i tillë? Meteorologët premtojnë ta sqarojnë këtë në javët e ardhshme, kur ata të marrin në duart e tyre të dhëna të reja.

Militantët e grupit islamist Boko Haram, të veshur me uniformën e ushtrisë, vranë 87 vetë dhe dogjën dhjetra shtëpi në një qendër të banuar në verilindje të Nigerisë.

Akullthyesi i "Greenpeace" - "Arktik Sunrise", i ndaluar nga rojet kufitare të Rusisë në Detin Pechora, po shoqërohet nga një konvojë në Murmansk, njoftuan në degën ruse të kësaj organizate ekologjike.

Numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Meksikë, të shkaktuara nga ciklonet "Ingrid" dhe "Manuel", ka arritur në 97 persona, 58 të tjerë konsiderohen të humbur pa lënë gjurmë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29