×
Sociale 17 shtator 2013

Trashëgimtari 29-vjeçar britanik kaloi më shumë se 20 orë në temperaturën -35 gradë Celsius dhe shpejtësinë e erës "artificiale" 72 kilometra në orë. 

34-vjeçari Aaron Alexis, i cili qëlloi me armë zjarri në selinë e Forcave Ushtarake Detare të SHBA-së në Uashington, kurohej nga një sëmundje serioze mendore.

Nina Davuluri, qytetarja amerikane me origjinë indiane, e cila ditën e dielë fitoi titullin "Miss America"​​, iu nënshtrua ofendimeve raciste në bloge. 

Specialistët japonezë, të cilët po punojnë në centralin bërthamor që pësoi avari "Fukushima-1", po ngrenë në det një mur 5 metra larg nga vija bregdetare, për të parandaluar krejtësisht përhapjen e substancave radioaktive në oqean.

Në Petropavllovsk-Kamçatski po bie shi i dendur, shpejtësia e erës arrin në 17 m/s.

Treshja liderëve midis biznesmenëve më të pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2013 ka mbetur e pandryshuar në krahasim me vitin e kaluar: lista për të 20-tën herë me radhë është kryesuar nga themeluesi i "Microsoft Corp.", Bill Gates, vendin e dytë e zuri investitori i njohur Warren Buffett, pronari i "Berkshire Hathaway", ndërsa në vend të tretë u rendit bashkëthemeluesi dhe Drejtori i Përgjithshlm i "Oracle Corp.", Larry Ellison.

Të hënën në Shtëpinë e Bardhë në Uashington u shpall gjendja e alarmit, konfirmoi Shërbimi i sigurisë së Presidentit të SHBA-së njoftimet e mediave amerikane.

Në Iran, si pasojë e një aksidenti automobilistik humbën jetën 16 pelegrinë shiitë nga Iraku dhe 20 të tjerë u plagosën.

Të hënën në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë stërvitjeve rutinë u rrëzua një helikopter, njoftoi Komanda e Forcave të Armatosura të vendit.

Në SHBA policia dhe shërbimet speciale po hetojnë masakrën e radhës në zemër të Uashingtonit. Viktima të tragjedisë në qendrën e Komandës së Forcave Ushtarake Detare amerikane (Navy Yard) u bënë 12 persona. Vetë sulmuesin policia e eleminoi. Ai rezultoi të ishte specialisti civil 34-vjeçar Aaaron Alexis. Autoritetet tashmë kanë deklaruar se ata nuk janë në kërkim të dikujt tjetër dhe se po përpiqen të zbardhin motivet e mundshme të kriminelit.

Në qarkun e Çeljabinskut ka lindur një lëvizje e re fetare - ajo e adhuruesve të meteoritit, i cili ra në liqenin e Çebarkulit.

Më shumë se 2.000 punonjës të ekipeve të shpëtimit nga Norvegjia, Rusia, Finlanda dhe Suedia marrin pjesë në stërvitjet Barents-Rescue, të cilat filluan sot në vendin e fjordeve (Norvegji).

Qeliza afrikano-veriore e "Al-Qaeda" publikoi një video, ku janë xhiruar katër francezë, të cilët u morrën peng në minierën e uraniumit në Niger, si dhe një danez, një suedez dhe një afrikano-jugor, të cilët u rrëmbyen në veri të Malisë.

Të martën në mëngjes inxhinierët arritën të vendosnin në pozicionin vertikal anijen Costa Concordia, e cila u mbyt në janar të vitit 2012 pranë ishullit italian Giglio, njoftuan gazetarët autoritetet vendase.

Numri i të vdekurve si pasojë e uraganit "Ingrid" dhe stuhisë tropikale "Manuel" në Meksikë, sipas të dhënave të fundit, arriti në 50 persona.

Personi i armatosur, i cili hapi zjarr në qendrën e Komandës së Forcave Ushtarake Detare amerikane në Uashington (SHBA) dhe që vdiq gjatë shkëmbit të zjarrit, quhej Aaron Alexis.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29