×
Sociale 16 shtator 2013

Inxhinierët italianë, të cilët kryen operacionin për vendosjen në pozicionin vertikal të anijes së madhe turistike "Costa Concordia", arritën ta ngernë anijen nga guma.

Të gjithë partinë e raketave "Bullava" pas ngjarjes emergjente të 6 shtatorit do ta kthejnë në ndërmarrjen prodhuese për rikontrollim, njoftoi Nënkryetari i Komisionit Industrialo-Ushtarak në Qeverinë e Rusisë, Oleg Boçkarev.

Ushtaraket koreanojugorë qëlluan për vdekje me armë zjarri një qytetar vendas, i cili po përpiqej të kalonte në Korenë e Veriut, thuhet në një deklaratë të komandës.

Policia greke përdori sot gazin lotsjellës kundër një grupi rojesh sigurie të shkollave, të cilët u përpoqën të hynë në ndërtesën e Ministrisë së Reformës Administrative dhe Qeverisë Elektronike. 

Së paku 9 cisterna me karburant për trupat e NATO-s në Afganistan u asgjësuan si pasojë e një shpërthimi në jugperëndim të Pakistanit.

Zjarri që ra në nëndetësen bërthamore "Tomsk" në Primorje gjatë kohës, kur nëndetësja po riparohej, u shua plotësisht.

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ra nga biçikleta e tij gjatë një shëtitjeje ceremoniale me biçikletë.

Në Meksikë vazhdon të rritet numri i viktimave të fatkeqësive natyrore. Aktualisht shirat e dendur, uragani "Ingrid" dhe stuhia tropikale "Manuel" kanë marrë jetët e 25 personave.

Një automjet i projektuar për të ecur në të gjitha terrenet u mbyt mbrëmjen e 15 shtatorit gjatë kalimit nëpër lumin Apuka në komunën e Oljutorskit.

Avioni i udhëtarëve të kompanisë ajrore "Scandinavian Airlines", i cili u nis nga nga aeroporti i Kopenhagenit për në Romë, u detyrua të kthehet në kryeqytetin danez për shkak se pilotët zbuluan një difekt teknik në sistemin e frenave.

Më shumë se 300.000 njerëz në jug të ishullit të Honshu kanë marrë udhëzime dhe këshilla për t’u evakuuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe erërave të forta që i solli me vete tajfuni "Man-yi".

Në Greqi që të hënën filloi java e grevave masive në prag të mbërritjes në vend të misionit të "trojkës" së kreditorëve ndërkombëtarë - përfaqësuesit e BE-së, Bankës Qendrore Europiane dhe FMN-së.

Në kantjerin e anijeve "Zvezda" në qytetin e Bolshoj Kamenj të qarkut të Primorjes ka marrë flakë një nëndetëse bërthamore e Flotës ruse të Paqësorit, e cila ndodhet atje për riparim.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29