×
Sociale 13 shtator 2013

Të paktën 30 persona humbën jetën dhe më shumë se 40 të tjerë janë lënduar si rezultat i dy shpërthimeve të fuqishme në qytetin irakian Baquba, i cili ndodhet 60 kilometra larg nga Bagdadi.

Një kolonë cisternash karburanti, e cila transportonte nga Pakistani lëndë djegëse për kontigjentin e NATO-s në Afganistanin fqinj, iu nënshtrua një sulmi nga persona të armatosur.

11 aeroporte në rajonet ruse, të cilët janë prioritarë për zhvillimin e turizmit, mund të fitojnë të drejtën të pranojnë pa viza për 72-orë tranzit udhëtarët e huaj, njoftoi Zëvendësministrja e Kulturës, Alla Manillova.

Serveri i faqes së Internetit "Wikileaks", në të cilin ruheshin dokumentet sekrete të SHBA-së, u shit ditën e enjte në ankandin e Internetit eBay për 33 mijë $.

Amerikanш Jonathan Trappe bëri një ndalesë gjatë përpjekjes për të kaluar Atlantikun i lidhur me më shumë se 300 tullumbace të mbushura me helium.

"Çdo ekspozitë ndërkombëtare e fuqishme - është një nxitje e madhe për rajonin, gjithmonë kështu ka qenë", - mendon Kreu i zgjedhur i Ekaterinburgut, Eugjeni Roizman.

Përfaqësuesit e Librit të Rekordeve Guinness shpallën qenin e rracës Chihuahua Millie nga Puerto Rico qenin më të vogël në botë për nga madhësia.

Gjykata e Indisë dënoi me vdekje 4 pjesëmarrësit në ushtrimin e dhunës seksuale të rëndë në grup, i cili shkaktoi vdekjen e një vajze 23-vjeçare në dhjetor të vitit të kaluar.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, shpalli në shtetin e Kolorados gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur të pandërprerë.

Mbi situatën aktuale në Siri, mbi rrethimin e rebelëve në fshatin e krishterë Malula, mbi qëndrimin e popullsisë ndaj Rusi dhe Perëndimit i tregoi Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" një dëshmitar okular, gazetari Gian Micalessin.

Në Japoni vazhdon të rritet numri i njerëzve jetëgjatë. Këtë vit në vend numërohen rreth 54.400 shtetas me moshë mbi 100-vjeçare, çka do të thotë 3 mijë më shumë se në vitin e kaluar.

Si rezultat i zjarrit në një spital psikoneurologjik 37 persona humbën jetët, njoftoi Komiteti hetimor i Rusisë.

Në spitalin psikiatrik pranë Novgorodit ra zjarr. U dogj plotësisht godina e burrave. Numri i viktimave po verifikohet.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29