×
Sociale 6 shtator 2013

Pheniani për herë të parë në histori do të lejojë ngritjen e flamurit dhe ekzekutimin e himnit të Koresë së Jugut në territorin e Koresë së Veriut.

Guvernatori i rajonit Sverdllovsk, Evgeni Kujvashev, në kuadër të Samitit të "G-20" në Shën Petersburg të Rusisë, paraqiti për gazetarët aplikimin në lidhje me zhvillimin në Ekaterinburg të Ekspozitës Botërore në vitin 2020.

Më 4 shtator në Moskë në Qendrën Mbarëruse të Ekspozitave u hap forumi kryesor i librit në Rusi - Panairi i 26-të Ndërkombëtar i Librit, i cili do të jetë i hapur deri në 9 shtator. Panairi i Librit është një eveniment në qarqet botuese që mbledh në një vend njerëz të profesioneve dhe interesa të ndryshme, por në radhë të parë autorët e librave.

Këngëtarja amerikane Madonna iu drejtua autoriteteve të vendit të saj me apelin për të mos kryer një operacion ushtarak në Siri.

Shumica e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara, sipas rezultateve të një anketimi, kundërshtojnë operacionin ushtarak në Siri dhe besojnë se kjo do të çonte në rritjen e ndjenjave anti-amerikane në Lindjen e Mesme dhe nuk do të zgjidhë detyrat që parashtrohen.

Era në Moskë, e cila ka arritur një shpejtësi prej 15-17m / s, në gjysmën e dytë të ditës së enjte dhe të premten në mbrëmje ka rrëzuar rreth 60 pemë, njoftuan organet e zbatimit të ligjit të kryeqytetit rus.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29