×
Sociale 4 shtator 2013

Niveli i ujit në lumin Amur pranë rajonit Komsomolsk-on-Amur po rritet në mënyrë të qëndrueshme, në orën 13:00 sipas kohës së Moskës ai arriti nivelin 841 cm, njoftoi ditën e mërkurë shërbimi për shtyp i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme në rajonin Habarovsk.

Vendimin për dhënien e azilit të përkohshëm politik ish-agjentit të CIA-s, Edward Snowden, në Rusi e mbështesin 37% e qytetarëve rusë, dëshmojnë rezultatet e publikuara sot të një sondazhi të zhvilluar nga Qendra kombëtare ruse e studimit të opiniot publik.

Komiteti i aplikimeve Expo 2020 shpalli konkursin e fotografisë "Unë jam pro zhvillimit të Expo 2020 në Ekaterinburg".

Në Kinë një zyrtar i dyshuar për përfshirjen në korrupsion, supozohet se u mbyt, kur hetuesit e Partisë Komuniste po përpiqeshin ta detyronin atë të rrëfehej. 

Ish-Kandidati për president i SHBA-së nga Partia Republikane, Senatori nga Arizona John McCain, gjatë seancës dëgjimore mbi çështjen lidhur me goditjen e mundshme ushtarake të Sirisë po luante poker me iPhone e tij.

Një qytetar kinez 5-vjeçar nga Nanjing realizoi një fluturim të pavarur me një aeroplan super të lehtë dhe u bë piloti më i ri në botë.

Avioni po ndiqte itinerarin Vlladivostok-Petropavllovsk-Kamçatskij.

Sot në Indonezi u hap Ekspozita ndërkombëtare mbi energjetikën, prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike - evenimenti më i madh industrial në rajonin e Azi-Paqësorit.

Princesha Diana, e cila humbi jetën në një aksident automobilistik 16 vjet më parë, kryesoi listën e personazheve të famshëm, të cilët banorët e SHBA-së do të dëshironin të ringjallnin. Rejtingu i pazakontë u përpilua nga revista "Vanity Fair", duke u bazuar në intervistimin e një mijë amerikanëve.

 

"Manjaku i Cleveland" Ariel Castro u gjet i varur në qelinë e tij të burgut. Castro mbahej i izoluar i vetëm në qeli në burgun e qytetit të Orient në shtetin e Ohio.

Mëngjesin e 4 shtatorit në pjesën qendrore të Japonisë ra një tërmet me magnitudë 6.9 ballë.

Të mërkurën niveli i ujit në lumin pranë Komsomolsk-na-Amur arriti deri në 833 cm, duke u rritur me 13 cm brenda 24 orëve, njoftoi Ministria ruse e Situatave të Jashtëzakonshme.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29