×
Sociale 3 shtator 2013

Organizata LHBT (Lezbiket, Homoseksualët, Biseksualët, Transeksualët) e Shën Petersburgut "Exit" u ftua në një takim me Presidentin amerikan Barack Obama, i cili, siç pritet, do të mbahet gjatë vizitës së tij në Samitin e "G-20".

Gjermania deklaroi se në marrëdhënie me 30 ish-roje të kampit të përqendrimit Aushvic (The Auschwitz concentration camp) duhet të ndiqen penalisht.

Qeveria e Japonisë premtoi të shpenzojë 500 milionë $ për likujdimin e rrjedhjes së rrezatimi dhe dezinfektimin e ujit në centralin bërthamor "Fukushima-1".

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, premtoi të krijojë një llogari të veçantë në rrjetin e mikroblogeve Twitter në gjuhën ruse.

3 shtatori në Rusi është Dita e solidaritetit në luftën kundër terrorizmit. Në shtator të vitit 2004 militantë të armatosur morën nën kontroll një shkollë. Ata morën peng mbi një mijë njerëz - fëmijët, prindërit e tyre dhe mësuesit. Për tri ditë me radhë militantët i mbajtën ata në një ndërtesë të minuar. Për pasojë 334 njerëz u vranë, më shumë se gjysma e tyre ishin fëmijë. Ky akt terrorist i paprecedent për nga brutaliteti tronditi tërë botën.

Kompania egjiptiane e hekurudhave vendosi të mos rifillojë qarkullimin e trenave deri të mërkurën për arsye sigurie.

Shtetasja amerikane Diana Nayad kaloi me not Ngushticën e Floridës, duke përshkuar 177 km nga Kuba deri në brigjet e Shteteve të Bashkuara.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29