×
Sociale 30 gusht 2013

Transparency International do t’i dorëzojë ish-agjentit të CIA-s në arrati, Edward Snowden, çmimin për veprimtarinë demaskuese nëpërmjet përfaqësuesit të saj në Berlin, njofton web-site-i i degës gjermane të organizatës.

Shpellat Sablinskie - ky është një nga ato vende në hartën e Rusisë, i cili për shumë e shumë vite me radhë ka qenë një objekt krejtësisht i mbyllur. Njerëzit e zakonshëm nuk dinin praktikisht asgjë rreth tij. Ata pak njerëz, që patën mundësinë të shkonin atje, tregonin më pas për gjëra të panjohura, të pakuptueshme që ndodhnin në thellësitë e këtyre shpellave.

Sipas të dhënave të Eurostat, papunësia në Qipro në korrik arriti në 17.3 %, duke treguar shkallën më të lartë të rritjes ndër 28 vendet anëtare të BE-së në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2012.

Bashkëshortja e Princit britanik William, Dukesha e Kembrixhit Catherine, të premten për herë të parë pas lindjes së djalit u shfaq në publik, njoftoi gazeta britanike "The Telegraph".

Aviacioni i transportit dhe ai civil do të fillojnë të luajnë një rol shumë më të rëndësishëm, më serioz, në strukturën e përgjithshme të prodhimit të Korporatës së Bashkuar të ndërtuesve të avionëve. Por gjatë kësaj vëllimi i prodhimit të avionëve luftarakë nuk do të bjerë, premtoi Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës, Mihaill Pogosjan, në Sallonin e 11-të Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionin dhe asaj Kozmike ("MAKS-2013") në qytetin e Zhukovskij.

Vendi më i bukur i Rusisë, sipas mendimit të shumicës së qytetarëve të saj, është liqeni i Bajkalit, njoftuan ekspertët e "Levada-Center".

Në Berlin u zhvillua një demonstratë kundër ndërhyrjes ushtarake në konfliktin sirian nga ana e vendeve perëndimore.

Në qytetin e shkencës në periferitë e Moskës - Zhukovskij - po vazhdon punën e vet Salloni i 11-të Ndërkombëtar i teknikës së Aviacionit dhe asaj Kozmike ("MAKS"). Pjesa e biznesit e kësaj ekspozite po përfundon dhe ne mund të flasim tashmë për dhjetra kontrata të nënshkruara për furnizimin e avionëve dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes për ta.

Në qytetin rus të Ekaterinburgut do të hapet një varrezë për kafshët shtëpiake e quajtur "Kopshti i Kujtesës Memory Animals", njoftoi Drejtoresha e projektit Natalia Guzairova.

Shuma e parave të shpenzuara nga qytetarët rusë për të udhëtuar jashtë vendit në gjysmën e parë të vitit 2013 u rrit me 22% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së.

26 pasagjerë u lënduan si pasojë e kalimit të dy avionëve në një zonë me turbulenca të forta mbi Hong Kong.

Sulmi i një terroristi kamikaze në verilindje të Afganistanit ka marrë jetët e të paktën 8 vetëve. Më shumë se 10 persona të tjerë janë plagosur, njoftoi policia lokale.

Një balonë me turistë desantoi në territorin e shkollës së riedukimit për të mitur në qytetin Cesis të Letonisë, njoftoi policia lokale.

Në portalin e video-monitorimit të zgjedhjeve të Kryetarit të Bashkisë së Moskës http://vybory.mos.ru filloi regjistrimi i përdoruesve, të cilët dëshirojnë të monitorojnë procesin e votimit në kohë reale.

Kompanitë e ndërtimit të avionëve në kuadër të programit të biznesit të Sallonit Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe asaj Kozmike "MAKS-2013" në Zhukovskij, në periferitë e Moskës, nënshkruan kontrata për furnizimin e avionëve të rinj me një shumë prej rreth 16 miliardë dollarë.

Më shumë se 165 mijë persona kanë shprehur dëshirën për të shkuar përgjithmonë në Mars. 

Salloni Ndërkombëtar i teknikës së Aviacionit dhe Kozmonautikës "MAKS-2013" në Zhukovskij, në periferitë e Moskës, sot hap dyert e tij për publikun e gjerë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31