×
Sociale 26 gusht 2013

Një përdorues i Facebook në Francë u ankua se rrjeti social i rekomandoi atij të lexonte librin "Mein Kampf" të Adolf Hitlerit ("Lufta ime").

Rajoni i Habarovsk-ut po vazhdon të luftojnë me përmbytjet. Në ditët e fundit niveli i ujit në lumin Amur u rrit pak, duke arritur shifrën 731 cm. Megjithatë, Ministria ruse e Situatave të Jashtëzakonshme lajmëron se kjo është vetëm një "pauzë e përkohshme për frymëmarrje". Tashmë nga mesi i javës së ardhshme uji në lumë mund të rritet edhe një metër e gjysmë. Ndërsa kulminacioni i përmbytjeve pritet në fillim të shtatorit.

Raundi i katërt i bisedimeve palestinezo-izraelite të paqes u anulua sot për shkak të vdekjes së tre palestinezë gjatë përleshjeve me policinë izraelite në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.

Në Dublin një emigrant polak i pastrehë vdiq në makinën e plehrave, njoftoi "The Irish Times".

Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones së shpejti do të shpallin lajmin lidhur me divorcin e tyre.

Në Sallonin rus të teknikës së aviacionit dhe kozmonautikës "MAKS-2013", i cili do të zhvillohet nga 27 gushti-1 shtator, Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse do të përfaqësohet nga katër grupe të pilotazhit të lartë.

Më shumë se 50.000 filipinas u mblodhën në kryeqytetin e vendit - Manila për të protestuar kundër korrupsionit qeveritar, u njoftua në Facebook dhe Twitter.

Diagnoza "murtaja bubonike" u konfirmua tek një djalosh 15-vjeçar, i cili vdiq javën e kaluar në veri të Kirgistanit.

Në territorin e shtetit meksikan të Veracruz u shpall alarmi për shkak të afrimit të stuhisë tropikale "Fernand".

Zyrihu ka miratuar një ligj të ri që ndalon prostitutat t'u ngjiten si rrodhe klientëve të mundshëm në rrugë.

Sipas të dhënave të fundit, niveli i ujit në lumin Amur në rajonin e Habarovsk ka arritur deri në 7.31 m, çka tregon se brenda 24 orëve niveli i lumit është rritur me 7 cm.

Të dielën në Irak humbën jetën të paktën 47 persona.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31