×
Sociale 23 gusht 2013

29 persona humbën jetën dhe 500 të tjerë u plagosën si rezultat i dy shpërthimeve të fuqishme që gjëmuan në qytetin libanez Tripoli, njoftuan në Përfaqësinë libaneze të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Në Kanë vodhën një unazë me vlerë 72 mijë €, njoftoi policia franceze.

Stërvitjet e përbashkëta antiterroriste të Forcave Ushtarake Ajrore të Rusisë dhe Komandës së Bashkuar të Mbrojtjes Aerokozmike të Amerikës së Veriut (NORAD) do të mbahen në periudhën nga 26-30 gusht mbi Detin Bering, njoftoi shërbimi për shtyp i NORAD-it.

Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë shtyu deri më 26 gusht seancat dëgjimore për çështjen (rastin) e ish-Komandantit të ushtrisë së serbeve boshnjakë, Ratko Mlladiç, për shkak të gjendjes së tij të keqe shëndetësore, njoftojnë mediat lokale.

10 persona humbën jetën dhe rreth 20 të tjerë u lënduan sot si rezultat i zjarrit që shpërtheu në një rafineri nafte në jug të Indisë, njoftuan mediat lokale.

Avioni i pasagjerëve "An-148", shasia e të cilit u dëmtua gjatë fluturimit nga qyteti Ujrat Minerale, u ul në mënyrë të sukseshme në aeroportin "Pullkovo" të Shën Petersburgut.

Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut ranë dakord të zhvillojnë më 25-30 shtator takimet e të afërmve të ndarë nga përçarja kombëtare, njofton Ministria e Koresë së Jugut për çështjet e bashkimit.

Refuzimi i takimit me Kryetarin e shtetit rus, Vladimir Putin, nga ana e Presidentit të SHBA-së Barack Obama nuk do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe, mendojnë rusët.

Të paktën 27 persona humbën jetën dhe më shumë se 300 të tjerë u plagosën si rezultat i një sulmi të dyfishtë terrorist në qytetin libanez Tripoli, njofton Agjencia Reuters me referim tek fjalët e dëshmitarëve okularë.

Aktivistët e opozitës siriane po përpiqen t’u dorëzojnë inspektorëve të OKB-së, të ndodhur aktualisht në Damask, "dëshmi të sulmit kimik", siç konfirmohet, "mostra të indeve të trupave të viktimave", njofton kanali televiziv britanik Sky News.

Fluturimet direkte midis Rusisë dhe Mauritanisë do të fillojnë më 1 nëntor, njofton ditën e premte faqja e Internetit e Ministrisë së Turizmit të Rusisë.

Së paku 50 mijë njerëz janë prekur nga përmbytjet në Lindjen e Largët të Rusisë, njoftoi sot i Dërguari i Presidentit rus në Qarkun Federal të Lindjes së Largët ruse Viktor Ishajev.

Sot mbush plot 100 vjet Sirena prej bronzi në Kopenhagen, e cila hyn në dhjetëshen e monumenteve më të famshme të botës.

Rusët nën moshën 18-vjeçare duke filluar që nga muaji shtator përgjatë një viti do të mund të marrin viza për në Itali falas, njoftoi Ambasada italiane në Moskë.

Avionit "An-148", i cili po përgatitet për ulje emergjente në aeroportin Pullkovo të Shën Petersburgut, i ka ndodhur shtresëzimi i elementit mbulues të njërës prej rrotave, njoftoi kompania ajrore "Rusia".

Grupet e pilotazhit të lartë "Kreshnikët rusë", "Strizhi" dhe "Berkuti" kryen sot fluturime trajnuese në qytetin Zhukovskij në periferitë e Moskës në kuadër të përgatitjes për performancën në Sallonin e aviacionit "MAKS-2013", njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Gjykata e Bjellgorodit dënoi me burgim të përjetshëm Sergei Pomazun, të shpallur fajtor për vrasjen e 6 personave.

Presidenti rus Vladimir Putin inauguroi sot në Vollgograd shatërvanin e rindërtuar "Vallja e Fëmijëve", i cili u bë një nga simbolet e Stalingradit të pamposhtur gjatë viteteve të Luftës së Dytë Botërore.

Burimi kryesor i informacionit i website "WikiLeaks", ish-ushtari 25-vjeçar i Ushtrisë së SHBA-së Bradley Manning, i cili u dënua me 35 vjet burg, e ka deklaruar veten femër. "Më thërrisni që këtej e tutje me emrin Chelsea Manning", - kërkoi ai, duke deklaruar se dëshiron t’i nënshtrohet terapisë hormonale. Kurse në aeroportin "Hithrou" të Londrës u arrestua edhe një tjetër demaskues - braziliani David Miranda, i dashuri i reporterit të gazetës "The Guardian" Glenn Greenwald.

Në Bullgari nisën festimet solemne 2-ditore me rastin e 136-vjetorit të mbrojtjes së Pikës së kalimit Shipkinskij - beteja kyçe e luftës ruso-turke të viteve 1877-1878.

Përfaqësuesit e Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut kanë arritur një marrëveshje për mbajtjen më 19 shtator të një takimi të familjeve të ndara nga Lufta Koreane e viteve 1950-1953.

Të enjten në mbrëmje 5 burra të paidentifikuar përdhunuan një gazetare 22-vjeçare në qytetin e Mumbait.

Si rezultat i krizës siriane një milion fëmijë janë kthyer në refugjatë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31