×
Sociale 22 gusht 2013

Në lindje të Zvicrës në pyjet e Graubünden nuk dinë çfarë të bëjnë me një ari të murrmë, i cili ka ardhur nga Italia.

Mbështetësit e terroristit norvegjez Anders Breivik kanë premtuar se do të detonojnë 4 bomba gjatë vizitës së Mbretit Carl XVI Gustav në qytetin e Karlstad.

Më 22 gusht në Rusi kremtohet Dita e Flamurit Kombëtar të Federatës Ruse, festë kjo e themeluar me Dekret të Presidentit të Federatës Ruse të 20 gushtit të vitit 1994 "Për Ditën e Flamurit Kombëtar të Federatës Ruse".

Zhytësit gjetën trupin e marinarit të tetë të Forcave Ushtarake Detare indiane, i cili humbi jetën në nëndetësen diesel-elektrike "Sindurakshak" në portin e Mumbait.

Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Bursave (SEC) dhe Ministria amerikane e Drejtësisë nisën një hetim lidhur me dyshimin se Microsoft mund t’u ketë dhënë ryshfete zyrtarëve në Rusi dhe Pakistan, njoftuan mediat e huaja.

Komandanti i një grupi ekstremist, Ghulam Jan Vazir, u vra të enjten në Pakistan si pasojë e shpërthimit të një bombe.

Informatori i "WikiLeaks", 25-vjeçari Bradley Manning, mund të shndërrohet së shpejti në një vajzë të re me emrin Chelsea.

Në Gjermani, një burrë gjysmëlakuriq nën efektin e lëndëve narkotike, arriti të hyjë në bordin e avionit, të cilin e përdor Kancelarja, Angela Merkel, dhe bëri atje një zallamahi të vërtetë.

Demonstrimi i fluturimit në grup të disa gjuajtësve rusë të brezit të pestë "T-50" pritet në Sallonin ndërkombëtar të teknikës së aviacionit dhe asaj kozmike "MAKS-2013" në qytetin periferik të Moskës -Zhukovskij.

Në shtetet perëndimore të SHBA-së janë regjistruar të paktën 51 zjarre të mëdha pyjore. Në luftën kundër tyre janë përfshirë më shumë se 19 mijë bashkëpunëtorë të shërbimit të zjarrfikëses.

Më shumë se 100 turistë nga Britania e Madhe u helmuan në një resort mjaft popullor turk, në hotelin "Sentido Perissia".

Në Ekaterinburg, i cili pretendon të zhvillojë Ekspozitën Botërore "Expo 2020", në prag të Ditës së Qytetit u bë prezantimi i ekzemplarëve të parë të edicionit luksoz të albumit të botuar "Pavijoni prej gize i Kaslinskit: krijimi dhe ripërtëritja".

Në qarkun Jugor të Habarovsk filloi evakuimi i banorëve të 11 ndërtesave, të cilat u ndodhën në zonën e përmbytjeve, njofton ditën e enjte shërbimi për shtyp i Bashkisë së qytetit.

Të paktën 8 persona u lënduan në Meksikë si rezultat i një tërmeti me magnitudë prej 6 ballë, i cili ra ditën e mërkurë në territorin e shtetit perëndimor Guerrero.

Në rajonin e Samara nga territori i një prej ndërmarrjeve të qytetit Çapajevsk për arsye të panjohura deri tani dolën 3 vagona me pluhur tritoli.

Të paktën 37 persona janë bërë viktima të aksidentit rrugor që ndodhi në afërsi të kryeqytetit të Malajzisë, Kuala Lumpur.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31