×
Sociale 20 gusht 2013

Sot në bazën e Forcave Ushtarake Detare të Shteteve të Bashkuara në qytetin amerikan të Middletown (shteti i New Jersey) buçiti një shpërthim.

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Manuel Valls, bëri thirrje për hetimin e incidentit, gjatë të cilit një polic spërkati me gaz fytyrën e një gruaje afroamerikane në qytetin e Tours.

Kulminacioni i përmbytjeve në rajonin e Amur pothuajse ka kaluar dhe niveli i ujit nisi të bjerë gradualisht. Megjithatë në Habarovsk, në Rajonin Autonom Hebre, gjendja mbetet ende shumë e vështirë. Pritet që në ditët e ardhshme niveli i lumit Amur në Habarovsk të arrijë deri në 7 metra e 80 centimetra. Tashmë disa zona të qytetit janë përmbytur, ndërsa banorët e tyre janë evakuuar.

Në vitin 2014 Gjermaninë e pret vërshimi i një fluksi të konsiderueshëm të qytetarëve të Rumanisë dhe Bullgarisë, të cilëve deri atëherë do t’u hiqen të gjitha kufizimet mbi zgjedhjen e vendbanimit në territorin e shteteve anëtare të BE-së.

Kryeministri rus Dimitri Medvediev më 27 gusht do të vizitojë Sallonin ndërkombëtar të teknikës së aviacionit "MAKS-2013" në qytetin periferik të Moskës - Zhukovskij.

Një pjesë e konsiderueshme e ukrainasve nuk do ta mbështeste shpalljen e pavarësisë së vendit, nëse ata tani do të përballeshin me një zgjedhje të tillë.

Forcat Ushtarake Detare të Iranit do të fillojnë së shpejti testimin e nëndetëses së re "Fateh" ("Pushtuesi").

Autoritetet serbe me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme të Rusisë sekuestruan 7 ndërmarrje që i përkisnin të ndjerit Boris Berezovski.

Artisti Mihaill Shemiakin, i cili ka vënë në skenë disa nga baletet e Teatrit Mariinskij në Shën Petersburg, vendosi të hedhë në gjyq Udhëheqësin artistik të teatrit, Valeri Gergiev, për mospagim të honorareve.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka përfshirë në armatimet e veta rreth 20 lloje modelesh të pajisjeve ushtarake inflatable (të fryra, të mbushura me ajër).

Autoritetet britanike arritën nga botimi "The Guardian" asgjësimin e plotë në Londër të materialeve të dorëzuara atij nga ish-oficeri i CIA-s, Edward Snowden.

Astronauti i NASA-s, Chris Cassidy, vuri re pranë Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) "një objekt të paidentifikuar fluturues" (disk fluturues, UFO).

Diktatori jugosllav Josip Broz Tito, ka shumë mundësi, të mos ketë qenë personi për të cilin pretendohej të ishte.

Gjykata pakistaneze e anti-terrorizmit në procesin për çështjen e vrasjes së ish-Kryeministres, Benazir Bhutto, i shpalli aktakuzën ish-Presidentit të vendit, Gjeneralit Pervez Musharraf.

Tenistja ruse Maria Sharapova u drejtua në gjykatën e shtetit të Floridës me kërkesën për ndryshimin e përkohshëm të mbiemrit të saj nga Sharapova në Sugarpova.

Marinarët ushtarakë australianë zhvilluan një operacion të madh shpëtimi në Oqeanin Indian, ku pësoi katastrofë një anije me emigrantë të paligjshëm.

Bombarduesi i tipit "B-1B" i Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA-së u rrëzua ditën e hënë, më 19 gusht, në territorin e shtetit Montana.

Efektivët e forcave egjiptiane të sigurisë në një postbllok të qytetit Damanhur në veri të vendit qëlluan për vdekje me armë zjarri një gazetar të botimit egjiptian "Al-Ahram".

Rrjedhja më e madhe e ujit radioaktiv, që nga koha e aksidentit, ndodhi në elektrostacionin atomik "Fukushima-1" - u derdhën 300 ton ujë me përmbajtje stroncium-90 dhe radionukleide të tjera rreth 80 milionë becquerels për litër, ndërkohë që norma e lejueshme është 30 becquerels për litër.

Organizata joqeveritare "Arkivi i Sigurisë Kombëtare" (ang. "National Security Archive") përhapi në Uashington ​​një dokument, në të cilin CIA për herë të parë pranon zyrtarisht rolin e saj në grushtin e shtetit të vitit 1953 në Iran, kur u rrëzua Kryeministri i zgjedhur demokratikisht, Mohammed Mossadegh.

Prokurorët kërkojnë dënimin e ushtarit amerikan Bradley Manning me 60 vjet heqje lirie.

Autoritetet e Qarkut Autonom Hebre në Lindjen e Largët të Rusisë u bënë thirrje banorëve të rajoneve, të cilët përfshihen në zonën e përmbytjes rekord, të evakuohen urgjentisht prej andej.

Dhjetra gra suedeze të besimeve të ndryshme kanë postuar në Internet fotografi, në të cilat ato kanë dalë me ferexhe (hixhabë).

Autoritetet jordanezë njoftuan mbi synimin e tyre për të mundësuar realizimin e projektit të devijimit të ujit nga Deti i Kuq në Detin e Vdekur, i cili do të kushtojë rreth 1 miliard dollarë.

Në Gjermani, për shkak të tufanit që përfshiu sot rrethinat e qytetit Allen në territorin federal Baden-Wurttemberg, u lënduan të paktën 27 persona, kryesisht fëmijë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31