×
Sociale 19 gusht 2013

Policia gjermane liroi dy personat, të cilët një burrë 24-vjeçar i mbajti peng deri në momentin e fundit në bashkinë e vjetër të qytetit bavarez të Ingolstadt.

Udhëheqja e Gardës Revolucionare të Iranit bëri të ditur synimin e vet për të lansuar programin e trajnimit të nxënësve të viteve të fundit të shkollës së mesme për neutralizimin e avionëve pa pilot (drones).

Në Serbi 4 persona kanë humbur jetën nga Ethet e Nilit Perëndimor, ndërsa gjithsej janë regjistruar 63 raste të prekjes nga kjo sëmundje.

Në një nga minierat në qarkun e Kemerovo ndodhi përhapja e një mjegulle të dendur tymi.

Një shtetase e Zelandës së Re, të cilën e kishte zënë gjumi në timon, përshkoi 300 km gjatë një nate.

Në kopshin zoologjik të Shën Petersburgut pas lindjes së këlyshit të tyre një çift gibonësh filloi të këndojë këngë.

Në hekurudhat e Republikës Çeke duke filluar që nga dita e sotme vendosen masa të rrepta të sigurisë.

Në veri të Gadishullit të Sinait si pasojë e një sulmi të militantëve mbetën të vrarë 24 policë, ndërsa 3 të tjerë u plagosën.

Të paktën 130 persona kanë humbur jetën në dy javët e fundit si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm e të vazhdueshëm në Pakistan.

Numri i viktimave të tragjedisë që ndodhi në shtetin indian Bihar, ku treni shtypi një grup pelegrinësh, arriti në 37 persona.

Vrapuesi afrikanojugor dhe kampioni paralimpik, Oscar Pistorius, është akuzuar zyrtarisht për vrasjen e mikeshës së vet.

Njëri prej tre personave të marrë peng sot nga një burrë 24-vjeçar në bashkinë e vjetër të Ingolstadt-it u lirua. Lajmi u bë i ditur nga policia lokale.

Mbyllja e serviseve të korporatës Google, që ndodhi natën e së premtes duke u gdhirë e shtuna, shkaktoi një rënie pothuajse të dyfishtë të trafikut global të Internetit.

"Al-Qaeda" planifikon të ndërmarrë sulme terroriste në trenat e shpejtësisë së lartë në Evropë, njofton gazeta gjermane "Bild" me referim tek burime të afërta me forcat e sigurisë.

Që nga 19 deri më 22 gusht pilotët e Forcave Ushtarake Ajrore ruse dhe franceze do të zhvillojnë stërvitjet e përbashkëta taktike të fluturimit në rajonet Nizhnij Novgorod dhe Tver, njofton ditën e hënë shërbimi për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë.

Njëri nga dy qytetarët norvegjezë, të dënuar në vitin 2011 në Republikën Demokratike të Kongos për vrasje dhe spiunazh, u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun Kinshasa.

Në Moskë ditën e hënë do të zhvillohen bisedimet midis Rusisë dhe Japonisë në nivel të zëvendësministrave të jashtëm.

Në shtetin indian Bihar sot një tren goditi një turmë njerëzish, të cilët po kalonin hekurudhën në stacionin Dhamara.

Qeveria e Brazilit shprehu shqetësimin e saj serioz në lidhje me ndalimin e shtetasit brazilian, David Miranda, në aeroportin "Heathrow" në përputhje me legjislacionin britanik të anti-terrorizmit.

Policia gjermane beson se nuk ka kurrfarë ndërlidhurie midis marrjes së pengjeve në Bashkinë e Ingolstadt dhe mitingut paraelektoral të planifikuar sot në këtë qytet me pjesëmarrjen e Kancelares Angela Merkel.

Misioni i përbashkët i Estonisë dhe Finlandës nga 19 deri më 23 gusht do të realizojë një fluturim inspektimi mbi territorin e Rusisë në kuadër të përmbushjes së Traktatit Ndërkombëtar të Qiejve të Hapur për të mbikëqyrur objektet ushtarake.

Qeveria e Territorit Verior të Australisë vendosi të anulojë veprimin e ligjit me moshë shekullore, i cili shpallte të jashtëligjshme hedhjen e fallit me letra Taro dhe magjinë.

Koreja e Jugut filloi etapën e radhës të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në qytetin bavarez Ingolstadt sot ka ndodhur një pengmarrje.

11 persona u plagosën si rezultat i shpërthimit të një bombole gazi në një restorant kinez në qendër të Sofjes.

Numri i të vdekurve si rezultat i përplasjes së një trageti me një anije mallrash në Filipine u rrit deri në 51 vetë, ndërkohë që 69 persona cilësohen si të humbur pa lënë gjurmë, njofton Roja bregdetare e Filipineve.

Niveli i lumit Amur në rajonin e qytetit rus Habarovsk të hënën në mëngjes ishte 6.57 m, duke thyer me këtë tregues maksimumin historik me 15 cm. Vetëm për 1 ditë niveli i ujit u ngrit deri në 17 cm.

Kryetari i Bashkisë së Rio de Zhaneiros, Eduardo Paes, deklaroi se ai është i gatshëm të bëjë gjithçka të mundur për të bindur regjisorin kinematografik amerikan, Woody Allen, të xhirojë një film në këtë qytet brazilian.

Të paktën 36 të burgosur, anëtarë të Lëvizjes "Vëllazëria Myslimane", humbën jetën në Egjipt kur tentuan të arratiseshin gjatë transportimit të tyre në një burg jashtë kufijve të Kajros.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31