×
Sociale 15 gusht 2013

Pentagoni më 3 shtator do t’u ofrojë çifteve të bashkëshortëve të ushtarakëve të të njëjtës gjini të njëjtat përfitime sociale si dhe heteroseksualëve.

Së paku 96 persona humbën jetën në Pakistan si pasojë e përmbytjeve drastike të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

Shkencëtarët vërtetuan se majmunët mund të mësohen të zhyten në ujë dhe të notojnë.

Ekipet indoneziane të shpëtimit gjetën shtetasin rus, i cili qe zhdukur që më 10 gusht në ishullin e Java-s, njoftoi sekretari për shtyp i Ambasadës ruse në Indonezi.

Të paktën 40 persona u plagosën ditën e enjte si rezultat i një shpërthimi që ndodhi në festivalin e fishekzjarreve në qytetitn Fukutiyama (prefektura Kyoto) të Japonisë.

Moska u pozicionua në vendin e pestë me vlerësimin 8.33 pikë në renditjen e qyteteve të mëdha të botës me hotele, pronarët e të cilëve i kushtojnë një vëmendje shumë të madhe higjienës dhe rregullave sanitare, vihet në dukje në materialet e shërbimit online falas të rezervimit të hoteleve në mbarë botën, Hotel.info.

Ish-oficeri i ushtrisë, kaskadori Mark Sutton, i cili luajti rolin e James Bond në ceremoninë e hapjes së Lojrave Verore Olimpike në Londër, vdiq aksidentalisht në Martin, afër kufirit zvicerano-francez.

Shkaku i fundosjes natën në të gdhirë të së mërkurës i nëndetëses diesel-elektrike të prodhimit rus "Sindurakshak" të Forcave Ushtarake Detare indiane në portin e Mumbait mund të ketë qenë ndonjë qark i shkurtër për shkak të gabimit të ekuipazhit gjatë vendosjes së raketave "Club" në submarinë, njoftoi të enjten gazeta "Mumbai Mirror", duke cituar burime në Forcat Ushtarake Detare indiane.

Policia e Koresë së Jugut përdori sot topat e ujit për shpërndarjen e demonstruesve në qendër të kryeqytetit.

Disa raste të shkëmbimit të zjarrit janë regjistruar në të ashtuquajturën Linja e Kontrollit në shtetin indian Kashmir gjatë ditës së kaluar.

Pilotët rusë dhe kinezë gjatë stërvitjeve të përbashkëta anti-terroriste "Misioni paqësor 2013", që përfunduan sot, arritën një mirëkuptim të plotë të ndërsjelltë, deklaroi për gazetarët një nga drejtuesit e manovrave, Gjenerali Viktor Sevastjanov.

Në Moskë tashmë që prej disa ditësh me radhë po ngordhin në masë pëllumbat.

Përleshjet mes demonstruesve dhe policisë, të cilat ndodhën ditën e mërkurë në Egjipt, sipas të dhënave të fundit, kanë çuar në vdekjen e 525 njerëzve, njoftojnë në Ministrinë e Shëndetësisë të vendit.

Autoritetet kineze kanë evakuuar dhjetëra mijëra njerëz për shkak të tajfunit "Utor" që arriti tani deri në zonat jugore të vendit, njoftojnë ditën e enjte mediat vendase.

Në Egjipt persona të armatosur sulmuan grupin e xhirimit të gazetarëve të kanalit televiziv "Russia 24" gjatë udhëtimit të tyre nga aeroporti për në hotel.

Viktima të një serie sulmesh terroriste, të cilat ndodhën sot në mëngjes në kryeqytetin e Irakut, u bënë të paktën 14 persona, ndërkohë që më shumë se 40 të tjerë u plagosën.

Përgjatë bregdetit të shtetit amerikan të Alaskës ra një tërmet me magnitudë prej 5.0 ballë.

Babai i ish-oficerit të shërbimeve amerikane të zbulimit Edward Snowden, Lon Snowden, informoi avokatët e tij se për herë të parë për gjithë këtë kohe arriti të kontaktojë drejtpërsëdrejti me djalin e tij.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, u bëri thirrje oficerëve të policisë për të forcuar luftën kundër bandëve rrugore, të cilat u presin flokët femrave dhe i shesin më pas ato në sallonet e bukurisë për t’i përdorur më tej për zgjatje artificiale të flokëve ose për përgatitjen e parukeve.

Lëvizja egjiptiane "Vëllazëria Myslimane" të enjten pasdite ka ndërmend të organizojë një demonstratë në Kajro, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe vepron ora e shtetrrethimit, thuhet në një deklaratë të Lëvizjes.

Një seri shpërthimesh gjëmoi në territorin e një fabrike kimike, të ndodhur në qytetin amerikan Valdosta (shteti Giorgia).

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31