×
Sociale 13 gusht 2013

Komisioni Evropian i kërkoi Polonisë kthimin e më shumë se 30 milionë euro subvencione për fermerët për shkak të kontrollit të dobët mbi shpërndarjen e fondeve.

Organizata bamirëse “Save the Children” njofton se më shumë se 100 mijë fëmijë në Republikën e Afrikës Qendrore përballen me skllavërinë e seksit dhe rekrutimin në grupet e armatosura.

Instituti i Filozofisë, Teologjisë dhe Historisë i Shën Thomait, i cili ka funksionuar në Moskë për më shumë se dy dekada, i themeluar nga Urdhëri i Jezuitëve është mbyllur, njoftohet në faqen e Internetit të institucionit më të madh katolik arsimor të Rusisë.

Ushtarakët norvegjezë dhe forcat e sigurisë refuzuan të lejojnë “Apple” të fotografojë qytetin e Oslos nga një avion automatik pa pilot për krijimin e një aplikimi 3-dimensional hartografik.

Vendi i ekzekutimit të ish-Presidentit të Rumanisë, Nikollai Çaushesku (rum. Nicolae Ceauşescu), në shtator do të mund të vizitohet nga turistët.

Koreja e Veriut deklaroi mbi krijimin e një smartphone të prodhimit vetiak, megjithëse ekspertët e vënë në dyshim origjinën e tij koreanoveriore.

Në ushtrinë ruse do të zhvillojnë rregullisht që këtej e tutje garat e biatlonit me tanke.

Liderët myslimanë në Indi urdhëruan vajzat besimtare të përmbahen nga vendosja e fotografive të tyre në Facebook dhe në rrjete të tjera sociale.

Shirat e rrëmbyeshëm, të cilët u derdhën mbi Sudanin në fillim të gushtit, shkaktuan përmbytje shkatërrimtare në një sërë rajonesh të vendit, viktima të të cilave u bënë, sipas numërimit të fundit, 56 persona.

Papa i Romës Françesku pranoi se për të është e vështirë të zgjedhë për cilin ekip futbolli të jetë tifoz - atë italian apo argjentinas.

Kuba feston ditëlindjen e Liderit të Revolucionit, Fidel Kastro, i cili mbushi 87 vjeç.

India konfirmoi se kontrata për furnizimin e 12 helikopterëve ushtarakë italianë “AugustaWestland” u nënshkrua me ndihmën e ryshfeteve.

Hakerët thyen faqen e Internetit të Dalai Lamës dhe vendosën në të një virus, i cili infekton kompjuterët e vizitorëve.

Në Kaliforni nxënësve transeksualë (angl. transgender) që nga 1 janari do t’u lejohet zyrtarisht të zgjedhin sipas dëshirës së vet dhomat e zhveshjes dhe WC-të.

SHBA, shkolla, ligji, nxënësit, transeksualë

Intensiteti i shiut meteor të Perseids, i cili arriti kulmin e aktivitetit në mbrëmjen e së hënës, tejkaloi parashikimet e astronomëve.

Japonia ka vendosur të çmontojë anijen e peshkimit, e cila u bë simbol i ngjarjeve tragjike të marsit të vitit 2011.

Në Kinë janë dënuar me vdekje dy persona për rastin e trazirave të shkaktuara në rajonin autonom të Xinjiang Uyghur, si pasojë e të cilave në prill të këtij viti humbën jetën 21 persona.

Në qytetin siberian të Bogotoll një kirurg, i cili nxorri heroinën nga stomaku i një korrieri të rrjetit të trafikimit të drogës të arrestuar nga policia, u përpoq të përvetësonte një pjesë të lëndës narkotike.

Në Nikaragua mbërriti me një vizitë miqësore kryqëzori raketor "Moskva", në ceremoninë e pritjes së të cilit morrën pjesë përfaqësues të Komandës së Lartë të Ushtrisë së Nikaraguas.

E.L. James, autorja e librit erotik bestseller "Pesëdhjetë hijet e grisë" ("Fifty Shades of Grey"), u bë shkrimtarja më e paguar sipas renditjes së revistës "Forbes".

Disa njerëz të armatosur vranë të paktën 44 persona në një xhami në verilindje të Nigerisë në qytetin e Konduga në shtetin e Borno.

Në Moskë në moshën 83-vjeçare vdiq gazetari dhe udhëtari i njohur Vasili Peskov.

Një fans i grupit suedez të muzikës pop "ABBA" shiti koleksionin e tij prej 25.000 objektesh të ndryshme - albume muzikore, postera dhe suvenire - për 86.000 $.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31