×
Sociale 12 gusht 2013

Sot në Rusi përkujtojnë marinarët e ndjerë të nëndetëses "Kursk". Më 12 gusht të vitit 2000 submarina u mbyt gjatë një stërvitje trajnimi në Detin Barenc. Si rezultat i kësaj tragjedie gjetën vdekjen të gjithë ata që ndodheshin në bordin e saj - 118 persona. Zyrtarisht, si shkaku i tragjedisë u njoh shpërthimi në kompartimentin (ndarjen) e silurave të nëndetëses.

Mbi Ngushticën e Bosforit do të ndërtohet një teleferik.

Në Gjermani kreu një ulje emergjente avioni "An-2" i kompanisë ajrore Air Tempelhof, në bordin e të cilit ndodheshin 13 persona.

Krimineli nazist i luftës, hungarezi 98-vjeçar Laszlo Csizsik-Csatary, vdiq në Budapest pa arritur të jetonte deri në fund të procesit gjyqësor.

Aeroplanmbajtësja e parë indiane e prodhuar në vend “INS Vikrant” u lëshua sot në ujë në kantierin detar në qytetin e Kochi në shtetin e Kerala.

Një çift homoseksualësh për herë të parë vuri kurorë në Kishën Evangjeliste të Gjermanisë.

Sot në prefekturën japoneze Kochi, në ishullin jugor të Shikoku, termometri tregoi temperaturën plus 41 gradë Celsius.

33 peshkatarë filipinas konsiderohen të humbur pa lënë gjurmë pasi mbi veriun e vendit vërshoi tajfuni "Utor".

Zjarrfikësit arritën të shuanin zjarrin në një nga rafineritë më të mëdha të naftës në qytetin e Puerto La Cruz në bregdetin e Karaibeve.

Po kryhet evakuimi i rreth 70 personave nga vagonat e ndalur për shkak të një difekti teknik të teleferikut më të madh të Ukrainës, që lidh fshatin Mis'hor në bregdetin jugor të Krimesë me majën e malit Ai-Petri.

Në Rusi sot përkujtohen marinarët e nëndetëses bërthamore "Kursk", e cila u fundos 13 vjet më parë në Detin Barenc.

Një ushtar francez, i cili kryente shërbimin ushtarak në një bazë ajrore në Lyon, u arrestua në bazë të dyshimit për përgatitjen e një sulmi ndaj një xhamie, deklaroi Ministria franceze e Punëve të Brendshme.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31