×
Sociale 9 gusht 2013

Një djalë 7-vjeçar, i cili kishte humbur në Australi, u shpëtua nga një kangur femër, e cila e ngrohu atë me nxehtësinë e trupit të saj në një natë dimri.

Babai i ish-oficerit të CIA-s, Edward Snowden, planifikon të niset javën e ardhshme në Rusi për të takuar të birin.

Numri i personave të shtruar në spital me goditje nga i nxehti për shkak të vapës së madhe, e cila po mban në Japoni që nga fillimi i verës, po i afrohet shifrës 30 mijë, thuhet në një deklaratë për shtyp të lëshuar ditën e premte nga Departamenti japonez i mbrojtjes nga zjarri, nën drejtimin e të cilit ndodhet shërbimi i ambulancës.

Në centralin bërthamor "Jinshan" në Tajvan, i cili ndodhet në pjesën veriore të ishullit, gjatë 3 viteve mund të ketë ndodhur rrjedhja e ujit radioaktiv në mjedisin rrethues, njoftohet në raportin e një komisioni qeveritar.

Në Liban po kërkojnë 2 pilotë turq, të cilët u rrëmbyen sot nga një grup militantësh të armatosur.

8 oficerë policie u plagosën gjatë trazirave në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, Belfast, thuhet në një njoftim të policisë lokale.

"Posta e Rusisë" do të nxjerrë në qarkullim një pullë postare dedikuar Kampionatit Botëror të Atletikës në Moskë.

Pjesëmarrësit e garës së parë ndërkontinentale të notit në ujë të ftohtë mes për mes Ngushticës së Beringut arritën vijën e finishit në Alaskë.

Separatistët myslimanë provokuan trazira në shtetin indian të Jammu dhe Kashmirit, si pasojë e të cilave u plagosën disa dhjetëra persona.

Juria e Gjykatës Supreme të qytetit amerikan të Worcester njohu fajtorë bashkëshortët Mayotte për dhunë seksuale ndaj fëmijëve të birësuar në Kazakistan, njoftoi botimi "The Telegram & Gazette".

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Shën Petersburg për t’i dhënë lamtumirën e fundit trajnerit të tij të xhudos, Anatoli Rahlin, i cili ndërroi jetë të mërkurën në moshën 76-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Anëtarët e grupit muzikor amerikan "Bloodhound Gang", të cilët përdhosën flamurin rus në skenë, nuk do të mund të hyjnë në Rusi për 5 vitet e ardhshme, njoftoi Shërbimi Federal i Migracionit.

Ish-oficeri i CIA-s Edward Snowden, i cili mori azil të përkohshëm politik, mund të lëvizë brenda territorit të Federatës Ruse dhe të punojë, por jo në sektorin shtetëror, njoftoi Shërbimi Federal i Migracionit.

Një avion ushtarak transporti me gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord u rrëzua gjatë uljes në aeroportin e Mogadishos, njoftuan autoritetet somaleze.

Rreth 10 militantë hapën zjarr sot mbi vizitorët e një xhamie në qytetin e Quetta në Pakistan, duke vrarë të paktën 9 persona dhe plagosur më shumë se 20 të tjerë, njoftuan autoritetet lokale.

Sipas njoftimit të shërbimit për shtyp të kompanisë ajrore UTair, në korpusin e avionit "Boeing 737-500" është vendosur logo zyrtare "Ekaterinburg World Expo 2020".

Të enjten në mbrëmje në territorin e qarkut të Kaliningradit papritmas u ndërpre furnizimi me energji elektrike.

Garën ndërkombëtare të sportistëve, të cilët po notonin nga Rusia për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpër Ngushticën e Beringut, e ndali stuhia.

Detyra e të gjitha vendeve - "ndërtimi i një bote pa armë bërthamore", - deklaroi Kryeministri Shinzo Abe.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31