×
Sociale 8 gusht 2013

Në xhunglat e pjesës qendrore të Vjetnamit u gjet një burrë, i cili që prej 40 vjetësh jetonte me djalin e tij në mënyrë krejtësisht të izoluar nga qytetërimi, njoftuan të enjten mediat vjetnameze.

Britania e Madhe u rendit në vendin e parë në Europë përkatësisht nivelit të lindshmërisë, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Statistikave.

Konsulli i Nderit i Republikës së Italisë në Ekaterinburg, Roberto D'Agostino, i tregoi Agjencisë IPA mbi drejtimet prioritare të punës së Konsullatës dhe ndau me të përshtypjet e veta për qytetin dhe vetë Rusinë.

Babai i ish-bashkëpunëtorit të shërbimeve amerikane të inteligjencës Edward Snowden, Lon Snowden, dorëzoi të gjitha dokumentet e nevojshme për marrjen e vizës ruse dhe planifikon të vizitojë Moskën në gusht, njoftoi përfaqësuesja e avokatit të Lon Snowden, Mattie Fein.

Më 22 korrik në spitalin e Shën Marisë në Londër Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit u erdhi në jetë fëmija i parë, i cili mori automatikisht titullin - Shkëlqesia e Tij Princi i Kembrixhit.

"Krenari", "pozitivizëm", "optimizëm", "frymëzim" dhe "entuziazëm" - me këto fjalë i përshkruajnë emocionet e tyre qytetarët rusë.

Një terrorist kamikaze detonoi një mekanizëm shpërthyes në hyrje të xhamisë në qytetin Quetta të Pakistanit, ku ishin mbledhur efektivët e policisë për të nderuar kujtimin dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolegut të tyre të vrarë herët në mëngjes.

Në shtetin amerikan të Teksasit si rezultat i dy sulmeve me armë zjarri humbën jetën 4 persona, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur. I dyshuari për këtë krim u arrestua.

Një aeroplan turistik, në bordin e të cilit ndodheshin 3 persona, u rrëzua ditën e enjte në departamentin Puy-de-Dome në pjesën qendrore të Francës.

Në SHBA do të zhvillohet një seri vrapimesh me dema "The Great Bull Run", e frymëzuar nga argëtimi tradicional popullor spanjoll "Encierro".

Pronarët e gazetës më të madhe amerikane "The New York Times" hodhën poshtë zërat në qarkullim në lidhje me shitjen e mundshme të këtij botimi, njofton ditën e enjte "The Wall Street Journal".

Arkeologët zbuluan në Guatemala një statujë unikale të civilizimit Maja.

Disa të panjohur hodhën acid mbi dy vajza të reja britanike, të cilat punonin si vullnetarë në një nga shkollat ​​lokale në qytetin Zanzibar në lindje të Tanzanisë, njoftuan ditën e enjte efektivët e policisë.

Ditën e enjte, më 8 gusht, në lidhje me afrimin e një cikloni të fuqishëm në rajonin e Primorjes u shpall paralajmërimi i stuhisë.

Lideri rus Vladimir Putin i uroi ish-Presidentit të SHBA-së, George W. Bush, shërim sa më të shpejtë pas operacionit, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Në New York, në një nga vagonët e metrosë, pasagjerët gjetën një peshkaqen të ngordhur.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31