×
Sociale 8 mars 2013
Të premten Gjykata e Apelit e Argjentinës i shpalli ish-Presidentin 82-vjeçar Carlos Saul Menem dhe ish-Ministrin e Mbrojtjes Oscar Camilon fajtorë për kontrabandë armësh në Kroaci dhe Ekuador në vitet ’90 me anashkalim të ndalimit të OKB-së, njofton Agjencia France Presse.
Më shumë se njëqind automjete të lehta, kamionë dhe autobusë janë bllokuar në rrugën automobilistike Karaganda-Astana, 60 km nga kryeqyteti i Kazakistanit për shkak të mbylljes së rrugëve si pasojë e motit të keq.
Për shkak të një greve 24-orëshe të punonjësve të Ministrisë së Kulturës së Greqisë u pezulluan gërmimet arkeologjike dhe puna në muze.
Rreth 70 fluturime janë anuluar të premten në aeroportin ndërkombëtar Köln-Bonn në Gjermani për shkak të grevës së punonjësve të shërbimeve tokësore.
Data e fillimit të Konklavës, e cila do të zgjedhë Papën e ri, do të përcaktohet të premten pasdite me orën lokale, tha sot Zëdhënësi i Selisë së Shenjtë Federico Lombardi.
Sot Kuba po i lë lamtumirën Hugo Chavez-it me 21 të shtëna me
Shkencëtarët shpresojnë të rivendosin popullsinë e tigrave të Amurit (ose ndryshe tigrave të Ussurisë), të cilët janë regjistruar tashmë në Librin e të Kuq të specieve në zhdukje e sipër, në Lindjen e Largët të Rusisë. Për këtë qëllim ata kanë ndërmend të vendosin në habitatin e një tigri të rritur një kafshë grabitqare femër fare të re të këtij lloji, e cila aktualisht jeton në qendrën e rehabilitimit.
Të premten një kamion ra në një grykë mali rreth 90 metra të
Dimitri Medvediev ishte i pari nga të gjithë politikanët rusë, i cili uroi gratë dhe vajzat e vendit me rastin e festës së 8 Marsit.
Banorët e Osetisë së Jugut së bashku me Presidentin e Republikës Leonid Tibillov nderuan kujtimin e Presidentit të Venezuelës Hugo Chavez në sheshin qendror të qytetit të C’hinvalit.
Në Karakas po zhvillohet ceremonia shtetërore e dhënies së lamtumirës së fundit Presidentit Hugo Chavez. Autoritetet venezueliane e shtynë datën e varrimit për një javë, në mënyrë që të gjithë venezuelianët të kenë mundësi për t'i bërë nderimet e fundit liderit të tyre, ndërsa për udhëheqësit e huaj është organizuar një ceremoni e veçantë.
Banori 93-vjeçar i rajonit të Sverdllovskut, Nikollai Vasenin - veteran i Luftës së Madhe Patriotike (Luftës së Dytë Botërore), pjesëmarrës në Rezistencën Franceze - në Rusinë e sotme është mbajtësi i vetëm i Urdhërit “Kavaljer i Legjionit të Nderit” (frengj. “Chavalier de la Légion d’Honneur”) për merita të larta ushtarake.
Pas mbërritjes dje në mbrëmje në Vatikan të kardinalit nga Vjetnami, tashm
Sot mund të thuhet me siguri të plotë se dallimi në mes të të ashtuquajturave profesione për meshkuj dhe femra praktikisht është fshirë fare. Femrat janë përfshirë në kryerjen e shërbimit ushtarak, pilotojnë avionët dhe shpesh herë madje janë më të suksesshme në punë se kolegët e tyre meshkuj.
Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 9 të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti automobilistik në provincën qendrore Khanh Hoa në Vjetnam, njoftoi të premten Agjencia Associated Press.
Trupi i Hugo Chavez është balsamosur dhe vendosur në një mauzole, njoftoi të enjten Zëvendëspresidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro.
Vladimir Putin i shprehu ngushëllimet e tij të thella qeverisë dhe popullit të Venezuel
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Mars 2013
Kalendari i ngjarjeve
Mars 2013
2
3
9
10
16
17
23
24
30
31