×
Sociale 25 shkurt 2013
Pasardhësit e Mbretit të Anglisë, Richard III, eshtrat e të cilit u gjetën në shtator të vitit 2012 në Leicester, publikuan një deklaratë, në të cilën kërkojnë varrosjen e paraardhësit të tyre në York.
Papa i Romës Benedikti XVI ndryshoi rregulloren e Konklavës së kardinalëve, gjë kjo që mund të përshpejtojë zgjedhjen e pasardhësit të tij.
Në fabrikën kimike të kompanisë “Bestchem” në qytetin Guiyang, kryeqytetin e provincës kineze Guizhou, ndodhi një shpërthim, në ndërtesë u hapën flakët e zjarrit.
Përfaqësuesi më i lartë i Kishës Katolike Romake në Britanin
Shërbimi i fotove Instagram ka deklaruar se disa nga fotot e këngëtares Madonna shkelin rregullat e burimit në fjalë, çka mund të sjellë si pasojë mbylljen e llogarisë së saj.
Në qendër të qytetit të Kievit rreth 5000 vetë janë përfshirë në marshimin kundër represionit politik.
Shkencëtarët kanë gjetur një copë të meteoritit të Çeljabinskut me peshë mbi një kilogram. Kjo është copa më e madhe e zbuluar deri më sot e trupit qiellor, i cili shpërtheu mbi zonën e Uralit më 15 shkurt.
Në fshatin Oktjaborskoje të qarkut të Polltavës në Ukrainë persona të panjohur i prenë kokat monumentit kushtuar Vladimir Leninit dhe gruas së tij, Nadjezhda Krupskaja. Kjo u njoftua në Facebook nga përfaqësuesi i partisë nacionaliste lokale "Svoboda", Aleksandër Aronec.
Më 22 shkurt në Stamboll u ndalua një avion i "Turkmenistan Airlines" gjatë tentativës për të eksportuar në Ashgabat 1.3 ton shufra ari. Sipas dokumenteve, në bordin e avionit gjoja ndodheshin pajisje hidraulike.
Sot në Japoni ra një tërmet me magnitudë 6.2 ballë sipas shkallës Richter. Shërbimi Meteorologjik Kombëtar shpalli kërcënimin e një cunami, por pak minuta më vonë e anuloi paralajmërimin.
Në Pakistan ndodhi një ndërprerje masive e energjisë elektrike. Natën në të gdhirë të së hënës mbeti në terr të plotë për disa orë pjesa më e madhe e vendit.
4 persona humbën jetën dhe mbi 20 të tjerë u plagosën
Një kriminel shumë i rrezikshëm, i dënuar për rrëmbimin e një pronari anije, u përpoq të marrë arratinë nga burgu i qytetit të Trikala me helikopter.
Shërbimi Federal rus për Mbikëqyrjen në sferën e Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit dhe Mirëqenies së Njeriut - “Rosportebnadzor” - paralajmëron: furnizimet e mishit të lopës dhe viçit nga Evropa mund të pezullohen në qoftë se autoritetet e BE-së nuk do të japin garanci suplementare të cilësisë së produktit. Arsyeja - skandali që plasi me mishin e kalit që është shitur si mish lope.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2013
2
3
9
10
16
17
23
24