×
Sociale 8 shkurt 2013
Jo më pak se 350 banorë të Prefekturës së Fukushimës, t
Një kriminel i panjohur kibernetik theu postën elektronike të ish-Presidentit të SHBA-ve, George Bush-babait, njoftoi të premten gazeta "USA Today".
Policia e shtetit meksikan të Nuevo Leon arrestoi të dyshuarin për përfshirje në rrëmbimin dhe vrasjen e muzikantëve të kolektivit "Kombo Kolombia", njoftoi të premten kanali televiziv meksikan "Televisa".
Shtëpia botuese gjermane Thienemann vendosi ta heqë fjalën "zezak" nga përralla e njohur "Magjistarja e vogël" e shkrimtarit Otfried Preußler, të botuar në vitin 1959, në lidhje me ankesën e njërit prej lexuesve, të shkaktuar nga fjala "politikisht jo korrekte".
Gratë turke të komunitetit "Dhembshuria" kanë kërkuar themelimin në Turqi të "Shtetit autonom të grave", në të cilin të mos ketë vend për "dhunë, grabitje dhe shtypje", duke ia përcjellur peticionin me këtë apel Parlamentit.
Mbi shtetet e Connecticut, Maine, Massachusetts, New Hampshire, Vermont dhe Rhode Island në verilindje të SHBA-ve vërshoi stuhia më e fuqishme e dëborës gjatë 35 viteve të fundit, njoftoi të premten Shërbimit Meteorologjik Kombëtar amerikan.
Sipas një sondazhi të Qendrës ruse të Studimit të Opinionit Publik, të publikuar të premten, gati gjysma e rusëve është kundër futjes së sistemit të drejtësisë për të miturit në Rusi.
11 persona humbën jetën dhe 68 të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së disa autobusëve dhe automobilave të lehtë të premten në provincën Hunan të Kinës, njoftuan mediat vendase.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2013
2
3
9
10
16
17
23
24