×
Sociale 8 janar 2013
Sot në brigjet e Turqisë ra një tërmet me magnitudë 5.7, njofton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve.
Në Moskë u dukën zyrtarisht Hyde Parks. Ligji mbi organizimin e platformave të veçanta për zhvillimin e mitingjeve hyri në fuqi më 7 janar të vitit 2013. Ekspertët po diskutojnë nëse do të jenë të kërkuara apo jo për qytetarët rusë analoget e klubit të diskutimeve të Londrës (London Discussion Club) nën qiell hapur. Ideja për të ndërtuar ekuivalentin e Hyde Park të Londrës në Rusi lindi tre vjet më parë dhe u artikulua nga Presidenti i atëhershëm i Federatës Ruse, Dimitri Medvediev.
Rusia, Moska, ligji, opozita, miting, Hyde Park
Në Australi rrjeti i restoranteve të ushqimit të shpejtë "McDonalds" e ndryshoi emërtimin
Në Skoci do të zhvillohet një fushatë kundër dhunës në familjet myslimane.
Për shkak të stuhisë së dëborës në Turqi sot u mbyll kalimi i anijeve nëpër ngushticën e Bosforit që lidh Detin e Zi me Detin Mesdhe, u anulluan dhjetra fluturime.
Konsulli i Bjellorusisë në Rio de Janeiro humbi jetën si pasojë e një fatkeqësie. 65-vjeçari Sergei Gurevski u mbyt ndërsa po lahej në det. Ai ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Në Australi është krijuar një situatë katastrofike si pasojë e zjarreve të shkaktuara nga nxehtësia anomale dhe erërat e forta.
Drejtuesit e kanalit televiziv suedez TV4 News po përpiqen të shpjegojnë se si ndodhi që edicioni i lajmeve u shoqërua me transmetimin e një filmi pornografik. Incidenti televiziv ndodhi të hënën më 7 janar.
Sot në verilindje të Japonisë ra një tërmet me magnitudë 5.4 ball
Fundi i botës mbeti në të kaluarën dhe tani mund të përmblidhen pa frikë përfundimet e gjithë zhurmës e bujës që plasi rreth tij. Kush përfitoi nga përhapja e idesë së Apokalipsit? Sepse në faktin se më 21 dhjetor të vitit 2012 gjithçka do të marrë fund ka besuar një në çdo dhjetë banorë të Tokës. Kanë luajtur si kanë dashur dhe kanë bërë para të mira me frikën e ethshme të njerëzve sipërmarrësit.
Gjykata e Kamerunit vendosi të lirojë nga burgu dy burra të dënuar pë
Shtatë persona gjetën vdekjen si rezultat i rrëzimit të një helikopteri në veri të Perusë. Ndër viktimat pesë ishin shtetas amerikanë. Helikopteri i kompanisë private “Columbia Helicopters”, me numrin e fluturimit N241-CH, u nis nga qyteti Pucallpa.
Amerikani, i cili fitoi një llotari prej 600 mijë dollarë (425 mijë $ pas tatimeve), u helmua me cianid. 46-vjeçari Urooj Khan nga Chikago vdiq ditën tjetër, pasi atij i dorëzuan me ceremoni çekun me shumën e fituar.
Një nga përdorueset e Facebook fajëson stafin e menaxhimit të këtij rrjeti social për mosgatishmërinë e tij për të luftuar kundër përmbajtjeve ofenduese ndaj grave.
Martesa e banorit 90-vjeçar të Arabisë Saudite me një vajzë 15-vjeçare shkaktoi një valë të re debatesh në lidhje me nuset-fëmijë në këtë vend mysliman.
Roja bregdetare daneze ditën e dielë kapi një anije kabotazhi në brigjet e ishullit Zelanda. Anija me flamurin e Republikës së Afrikës së Jugut po lundronte shumë afër bregut dhe nuk i përgjigjej thirrjeve me megafon drejtuar asaj.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
5
6
12
13
19
20
26
27