×
Sociale 27 nëntor 2012
Në Ramallah përfundoi procedura e zhvarrimit të eshtrave të Jaser Arafatit. Ekspertët nga Rusia, Franca dhe Zvicra i morrën mostrat e indeve kockore direkt nga varri. Përderisa eshtrat e Arafatit nuk u nxorrën nga varri, autoritetet palestineze e anuluan ceremoninë e rivarrimit me nderime ushtarake.
Në Kaliforni dy prindër dhe djali i tyre u mbytën duke shpëtuar qenin e vet, të cilin e rrëmbeu në ujë një dallgë tre metërshe në plazh.
Në Boston ndërroi jetë laureati i Çmimit Nobel për Mjekësi Joseph Murray.
Në Tibet katër të rinj i vunë zjarrin vetes, duke protestuar në këtë mënyrë kundër veprimeve të autoriteteve kineze.
Organizata Amnesty International bëri thirrje për zhvillimin e një hetimi të pavarur t
Në Itali u arrestuan disa nga drejtuesit e fabrikës së çelikut “ILVA”. Kompleksi më i madh metalurgjik në Evropë pushoi së funksionuari, prodhimi i tij u konfiskua.
Mosmarrëveshjet në lidhje me shpërndarjen e drejtë të të ardhurave të naftës në Brazil nxorrën në rrugët e Rio de Janeiro 200 mijë persona.
Në Ramallah u krye zhvarrosja e eshtrave të Kreut të parë të Administratës Kombëtare Palestineze, Jaser Arafat (Yasser Arafat). Ekspertët nga Zvicra, Franca dhe Rusia do të duhet të hedhin poshtë ose të konfirmojnë dyshimet e të afërmve të Arafatit, të cilët besojnë se ai u helmua me polonium-210. Për nxjerrjen e konkluzioneve përfundimtare mund të nevojiten disa muaj.
Për rikonstruksionin e godinave të shkatërruara nga uragani Sandy, i cili vërshoi mbi shtetin e New York-ut më 29 tetor, do të duhen 32,8 miliardë dollarë, njoftoi Guvernatori i shtetit Andrew Cuomo.
Banorëve të qarqeve të Conwy dhe Denbighshire në veri të Uellsit të martën në mëngjes i është rekomanduar që të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të kërcënimit të përmbytjeve.
Tema e Expo 2017 - "Energjia e së ardhmes" - pasqyron në mënyrë të përkryer drejtimet kryesore të zhvillimit të Astana-së, kryeqytetit të shtetit të ri dhe dinamik të Kazakistanit. Ndoshta pikërisht me këtë dhe u kushtëzua zgjedhja e bërë në favor të Astana në Asamblenë e Përgjithshme të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave në Paris.
Një ekip ekspertësh ndërkombëtarë zhvarrosi eshtrat e ish-liderit palestinez Jaser Arafat, i cili ishte varrosur në një mauzole në Ramallah.
Rreshje dëbore, të shoqëruara nga erëra të forta, vërshuan në veri të Japonisë. Paralajmërimi për përballimin me një stuhi është shpallur në të gjithë Hokkaidon si dhe në veri të ishullit Honshu.
Pjesëtaret e grupit muzikor punk janë përfshirë në listën e kandidatëve për titullin "Njeriu i Vitit" nga revista amerikane "Time".
Në Britaninë e Madhe nuk po pushojnë shirat me rrebesh. Si pasojë e pë
Në Meksikë, gjatë një shkëmbimi zjarri midis ushtarakëve dhe pjesëtarëve të një bande kriminale, mbeti e vrarë fituesja e titullit "Mis Shteti i Sinaloa-s 2012" María Susana Flores Gámez.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2012
3
4
10
11
17
18
24
25