×
Sociale 12 nëntor 2012
Gjykata në Indi pranoi përkatësinë e gjinisë mashkullore të atletes së famshme Pinki Pramanik.
Policia arrestoi 74-vjeçarin Sam Bracanov të dyshuar për përgatitjen e një sulmi ndaj Princit Charles (Prince of Wales), i cili tani ndodhet në Auckland.
Në Poloni u zhvarrosën trupat e dy viktimave të tjera të aksidentit ajror pranë Smolenskut, si rezultat i të cilit gjetën vdekjen 96 persona, përfshirë edhe Presidentin Lech Kaczynski.
Cikloni, që solli në Itali shira të rrëmbyeshëm, u bë shkak i përmbytjes së rrugëve në shumë qytete dhe i rrëshqitjeve të tokës në pjesët veriore dhe qendrore të vendit.
Pas trazirave që u zhvilluan në prag në qendër të kryeqytetit polak u arresutan 176 persona. Në Ditën e Pavarësisë në Varshavë u mbajtën gjithsej 11 demonstrata.
Siç njoftoi sot gazeta britanike "Sun", javën që sapo kaloi Kulla e Londrës, ku ruhen simbolet e pushtetit mbretëror të Britanisë së Madhe, duke përfshirë edhe kurorën, iu nënshtrua sulmit të grabitësve.
Edhe një tërmet tjetër i fuqishëm goditi brigjet e Guatemalës: këtë herë magnituda e tij ishte 6.2 ballë. Lëkundjet e nëndheshme janë ndjerë në Salvadorin fqinj dhe në shtetin meksikan të Chiapas.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2012
3
4
10
11
17
18
24
25