×
Sociale 9 tetor 2012
Numri i protestantëve në Shtetet e Bashkuara për herë të parë në vend ra nën 50% dhe përbën aktualisht vetëm 48% të popullsisë, sipas një studimi të kryer nga Pew Forum on Religion & Public Life.
Aktori Danny DeVito u nda nga gruaja e tij, aktorja Rhea Perlman. Informacionin mbi prishjen e martesës e konfirmoi zëdhënësi i 67-vjeçarit De Vito.
Këngëtarja e njohur amerikane Lady Gaga vizitoi themeluesin e site "WikiLeaks" Julian Assange në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku Assange fshihet prej më shumë se 100 ditë nga ekstradimi në Suedi.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimit dhe Bujqësinë (FAO) njoftoi për një rishikim të të dhënave mbi numrin e njerëzve të uritur në botë, të paraqitura në raportin mbi sigurinë e ushqimit.
Në poligonin ushtarak, i cili ndodhet 40 km nga Orenburgu, pas tre shpërthimeve të municioneve që i përkisnin asgjësimit morrën flakë depot. Aktualisht shpërthimet u ndaluan.
Të hënën, më 8 tetor, një grup invalidësh rusë prej 34 personash, të cilët do të fluturonin për në Dusseldorf, kryen regjistrimin për fluturimin me kompaninë ajrore gjermane AirBerlin.
Një kafshë mjaft ekzotike, e ngjashme me një krijesë jashtëtokësore, u duk në kopshtin zoologjik të qytetit Çeliabinsk (Chelyabinsk). Kafshët e quajtura Aardvarks janë një gjë mjaft e rrallë në zooparqet e botës, ndërkohë që një prej tyre ndodhet tani në kopshtin zoologjik të kryeqytetit të Uralit Jugor.
Mijëra njerëz u mblodhën përpara ndërtesës së parlamentit në Athinë për të protestuar kundër vizitës në Greqi të Kancelares gjermane Angela Merkel.
Policia në Londër ka arrestuar një 26-vjeçar rus, i cili është akuzuar për dëmtimin e pikturës së ekspresionistit Mark Rothko në galerinë e artit bashkëkohor Tate Modern.
Në Gjermani testet laboratorike treguan se shkaktuesit e infeksionit të zorrëve, nga i cili u prekën më shumë se 11.000 persona, ishin të ashtuquajturat noroviruse të gjendura në luleshtrydhet e ngrira, të cilat janë importuar me shumë gjasa nga Kina.
Më shumë se gjysma e pilotëve suedezë pranuan se ata nuk mund ta mposhtin dot ndjesinë e gjumit gjatë kryerjes së një fluturimi.
Fituesi i konkursit të ngrënies së kacabunjve, 32-vjeçari Edward Archbold, vdiq menjëherë pas shpalljes së rezultateve të tij. Archbold filloi të villte, ai humbi ndjenjat dhe u dërgua në spital, por nuk u arrit t'i shpëtohej dot jeta atij.
Në Meksikë arrestuan Salvador Alfonso Martinez Escobedo-n, të dyshuarin për vrasjen e 72 emigrantëve në shtetin verior të Tamaulipas në vitin 2010. Trupat e emigrantëve u gjetën në një varr masiv pranë një ferme në San Fernando.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2012
6
7
13
14
20
21
27
28