×
Sociale 2 tetor 2012
Eshtrat e ish-Presidentit të Turqisë Turgut Ozal do të zhvarrosen të martën në Stamboll. Autoritetet synojnë të sqarojnë shkaqet e vdekjes së tij. Për këtë njoftojnë mediat lokale.
Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos u zbulua se vuan nga kanceri i prostatës. Ndërhyrja kirurgjikale për heqjen e tumorit planifikohet në ditët e ardhshme, mjekët japin një prognozë të favorshme.
Pjesëmarrësit e trazirave masive në qytetin Motozintla të shtetit Chiapas në jug të Meksikës, të cilët mbetën të pakënaqur me rezultatet e zgjedhjeve lokale, më 1 tetor liruan 80 të burgosur.
Faqja e Internetit e Komisionit Qendror Zgjedhor të Gjeorgjisë natën duke u gdhirë e hëna, më 2 tetor, iu nënshtrua sulmeve të kibernetikëve, njofton Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor të Gjeorgjisë Zurab Kharatishvili.
Në qytetin kanadez Winnipeg zjarri përfshiu një depo karburanti për makinat e garave. Në ndërtesën e magazinës u dëgjuan shpërthime. Tymi i dendur djegës mbuloi lagjet e banuara në këtë pjesë të qytetit.
Greva pa afat e bashkëpunëtorëve të shëndetsisë po zgjerohet në gjithë Estoninë. Mbi ndalimin e shërbimit ndaj pacientëve njoftuan spitalet kryesore të vendit.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2012
6
7
13
14
20
21
27
28