×
Sociale 20 shtator 2012
Aktorja e filmit "Pafajësia e Myslimanëve" ngriti një padi kundër krijuesit të filmit kinematografik, duke e akuzuar atë për makinacion dhe mashtrim. Cindy Lee Garcia gjithashtu po përpiqet të arrijë fshirjen nga YouTube të videos skandaloze.
E veja e John Lennon Yoko Ono deklaroi për synimin e saj për të shpërblyer pjesëmarrëset e grupit punk rus “Pussy Riot” me Çmimin e Paqes "Lennon-Ono" gjatë ceremonisë së të premtes në Nju Jork.
Partitë opozitare dhe sindikatat e Indisë ditën e enjte bënë thirrje për zhvillimn e protestave masive kundër reformave ekonomike, për të cilat qeveria indiane njoftoi javën e kaluar.
Bashkëpunëtorët e metrosë në Athinë, si dhe ata të metrosë së lehtë dhe të linjave të tramvajit do të mbajnë ditën e enjte një grevë 24-orëshe.
Një anije që transportonte 27 pasagjerë u mbyt në jug të Filipineve. Si rezultat i ngjarjes kanë mbetur të vdekur shtatë persona, pesë prej tyre janë zhdukur pa lënë gjurmë, njofton roja bregdetare e vendit.
Të mos bëhemi pre e provokimeve, por me shembullin tonë të tregojmë imazhin e vërtetë të Islamit - me këtë thirrje iu drejtua Këshilli i myftive të Rusisë muslimanëve të vendit. Këshilli i bën thirrje besimtarëve të mos shfaqin indinjatën e pakënaqësisë kundër filmit " Pafajësia e Myslimanëve ", por ta kundërshtojnë atë me etikën morale të tyre dhe mëshirë.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2012
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2012
1
2
8
9
15
16
22
23
29
30