×
Sociale 5 qershor 2012
Autoritetet kineze kanë kërkuar që ambasadat e huaja të mos publikojnë buletinet e tyre mbi ndotjen e ajrit në Pekin.
Në Siberi dhe në Lindjen e Largët ruse është rritur numri dhe sipërfaqja e zjarreve në zonat pyjore.
Ministrat e Mbrojtjes të SHBA-ve dhe Vietnamit për herë të parë kanë shkëmbyer sendet që i përkisnin ushtarëve të të dyja palëve gjatë Luftës së Vietnamit që përfundoi në vitin 1975.
Sot në mëngjes në Krasnojarsk bëri një ulje emergjente avioni ATR-42 i kompanisë NordStar, të cilit iu ndez sinjali që tregonte se kishte marrë flakë motori. Asnjë nga 50 personat në bordin e avionit nuk u dëmtua.
Në Moskë u ndaluan mbi 2600 shtetas të huaj të dyshuar për shkelje të legjislacionit rus të imigracionit. Ndalimet në masë u kryen nga Shërbimi Federal i Migrimit nga data 10 deri më 31 maj.
Vitin e kaluar Vjetnamin e vizituan 6 milionë turistë të huaj. Ky është një numër rekord. Rekord ishte edhe numri i rusëve, që vizituan Vjetnamin nëpërmjet firmave turistike vjetnameze: 100.000 vetë.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Qershor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Qershor 2012
2
3
9
10
16
17
23
24
30