×
Sociale

Udhëheqja e Federatës Ruse ka marrë vendimin për të likuiduar Radiokompaninë "Zëri i Rusisë", si një media të pavarur, dhe për përfshirjen e saj në Agjencinë Informative Ndërkombëtare "Rusia Sot".

Për shkak të nevojës së ndryshimeve strukturore, që janë shkaktuar nga ky vendim, puna e faqes së "Zërit të Rusisë" në gjuhën shqipe është pezulluar për një kohë të pacaktuar.

Ne shpresojmë shumë se me rihapjen e faqes sonë ju përsëri do të bëheni vizitorë aktivë të saj. Ju falenderojmë me gjithë zemër për vëmendjen tuaj ndaj "Zërit të Rusisë". Mos harroni, të dashur miq, t’i hidhni herë pas here një sy faqes sonë në Internet!

Pak kohë më parë në mediat ruse është përhapur një lajm sensacional: Shkencëtarët nga Dega e Lindjes së Largët të Akademisë ruse të Shkencave kanë gjetur në ujërat e Arktikut një krijesë të panjohur me përmasa vërtet gjigande.

Zbulimi daton në vitin 1615 para erës së re. Copat e djathit janë gjetur të ruajtura në një mjedis pothuajse hermetik në trupat e 10 mumjeve misterioze të Epokës së Bronzit të varrosura në shkretëtirën Taklamakan në Kinën perëndimore.

Personat e armatosur, që kanë zaptuar godinën e Parlamentit të Krimesë, shpërthyen përpara godinës një granatë zhurmuese kur gazetarët ukrainas, rusë, turkë dhe mediave të tjera botërore u përpoqën të hyjnë brenda saj.

Ndërtesat e parlamentit dhe qeverisë së Krimesë të enjten në mëngjes janë zaptuar nga njerëz të armatosur.

Tre njerëz kanë gjetur vdekjen në prag si pasojë e tubimeve dhe përleshjeve në Simferopol. Pranë ndërtesës së Këshillit të Lartë u mblodhën rreth 20.000 njerëz.

Ndërtesa e parlamentit të Krimesë u trondit nga një shpërthim. Një grup protestuesish po përpiqet të çajë rrugën drejt ndërtesës së Këshillit të Lartë të Republikës Autonome të Krimesë në Simferopol, ku pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme për diskutimin e situatës politike në vend.

Qarqet perëndimore të shtetit të Floridës iu nënshtruan një dyndjeje masive të hardhucave të mëdha të familjes Tupinambis teguixin, areali i përhapjes së të cilave kanë qenë gjithmonë vendet e Amerikës Latine.

Aktivistët në qytetin ukrainas Lviv u bëjnë thirrje banorëve vendas për të marrë pjesë në 26 shkurt në aksionin kundër spekulimeve rreth çështjes së gjuhës në vend dhe për të folur gjithë ditën në rusisht.

Temperatura më e lartë për periudhën e fundit të dimrit është regjistruar në Vladivostok (Lindja e Largët e Rusisë). Më 26 shkurt në kryeqytetin e Primorye termometrat treguan temperaturën + 5.5 gradë, çka është 0.8 gradë më i lartë se rekordi i mëparshëm i vendosur 130 vjet më parë.

Për shkrirjen e akujve të Arktikut dhe reduktimin e sasisë së dritës diellore në "planetin blu" është fajtore vetë Toka. Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët nga SHBA-ja.

Kompania ruse filloi ofrimin e shërbimeve për ngrirjen e njerëzve dhe të kafshëve shtëpiake, të cilët në të ardhmen do të mund t’i ringjallin. Kontrata me kompaninë kanë nënshkruar tashmë më shumë se 100 vetë. Kostoja e ngrirjes është 36.000 $.

Shërbimi Postar i SHBA-së (US Postal Service) së shpejti do të krijojë një pullë postare dedikuar themeluesit të Apple, Steve Jobs. Ajo do të dalë në qarkullim vitin e ardhshëm, pra në 2015.

Të hënën në Moskë starton festivali "Maslenica e gjerë", në kuadër të të cilit do të zhvillohen më shumë se 500 aktivitete të ndryshme.

Studentët e disa universiteteve kanë uzurpuar në Kiev Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Ukrainës.

Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës saktësoi se, sipas të dhënave të mëngjesit të së premtes, në Kiev gjatë trazirave e përleshjeve kanë gjetur vdekjen 77 njerëz, njoftohet në site e këtij dikasteri.

Viktima të trazirave në Ukrainë që prej 18 shkurtit janë bërë tashmë 64 vetë, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë të Ukrainës.

Policia u largua nga qendra e Kievit, kordonet policore janë hequr dhe në rrugë nuk duket asnjë nga zbatuesit e ligjit. Këmbësorë gjithashtu ka fare pak.

Ushtarët e trupave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës filluan t’i dorëzohen në masë protestuesve të Majdanit, njofton botimi "Lajmet e Ukrainës" (russ. "Украинские новости"). Aktualisht janë dorëzuar rreth njëqind vetë.

Në Sheshin e Pavarësisë, në afërsi të hotelit "Kozackij", në tokë janë shtrirë shtatë trupa të pajetë.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2016
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2016
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31