×
Rusia, 25 shkurt 2014

Aplikimi i ndalimit të transmetimit të kanaleve televizive ruse në Ukrainë do të ishte një shkelje e rëndë e lirisë së fjalës, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Rusia duhet të përfshihet në kërkimin e mënyrave të daljes nga kriza në Ukrainë. Ky opinion është shprehur sot prej Ministrit të Jashtëm francez, Laurent Fabius, gjatë fjalës së marrë në seancën e dëgjimeve në Asamblenë Kombëtare.

Autoritetet ruse po fillojnë lëshimin e pasaportave në Krime sipas procedurës së thjeshtuar, njoftojnë mediat ukrainase duke cituar deputetin e Dumës Shtetërore të FR-së Leonid Slluckij, i cili mbërriti me një vizitë në Simferopol.

Moska nuk ndërhyn në situatën e krijuar në Ukrainë dhe pret po të njëjtën gjë edhe nga vendet e tjera, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Presidenti rus Vladimir Putin nxorri përfundimet e Olimpiadës triumfale për Rusinë. Në intervistën e vet me disa kanale televizive ruse Kryetari i shtetit theksoi se vetëm me sukseset në Soçi puna nuk u kufizua. Që tani po rikthehen përsëri në Rusi ekspertët vendas të klasit të lartë në fushën e sportit. Nuk ka asnjë dyshim se Lojrat e XXII Olimpike Dimërore do t'i japin një impuls të fuqishëm zhvillimit të kulturës masive fizike në Rusi.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një intervistë për kanalet televizive ruse e ka lidhur kritikën e Olimpiadës së Soçit në mediat e huaja me objektivat e propagandës anti-ruse.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2014
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2014
2
9
16
23