×
Rusia, 8 shkurt 2014

Skiatorja norvegjeze Marit Bjoergen u bë fituese e Lojrave Olimpike Dimërore 2014 në disiplinën e skiathlon. Medaljen e argjendtë e meritoi suedezja Charlotte Kalla, kurse atë të bronzit norvegjezia Heidi Weng.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin zhvilloi bisedime me Presidentin ukrainas Viktor Janukoviç. Takimi u mbajt në mbrëmje vonë të premten në kuadër të ceremonisë së hapjes së Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi, njoftoi Zëdhënësi i Presidentit rus.

Kampioni i parë i Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi u bë amerikani Sage Kotsenburg. Medaljen e argjendit e meritoi norvegjezi Staale Sandbech, ndërsa atë të bronzit kanadezi Mark Mcmorris.

Koordinatorja Speciale e misionit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), Sigrid Kaag, e vlerësoi mjaft lart rolin e Rusisë në programin për likuidimin e armëve kimike në Siri.

"Olimpiada në Soçi është një festë e vërtetë për të gjithë adhuruesit e sporteve në botë", - theksoi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në filmin "Filozofia e rrugës së butë", të shfaqur në kanalin televiziv "Russia 1".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2014
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2014
2
9
16
23