×
Rusia, 4 shkurt 2014

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi leopardin brenda në kafaz dhe përkëdheli grabitqarin e bukur. Kryetari i shtetit arriti të gjejë gjuhën e përbashkët me kafshën, ndërsa disa gazetarë nuk e bënë dot këtë.

Sot në Soçi përuruan Murin e armëpushimit Olimpik. Në ceremoninë solemne, të organizuar në Fshatin Olimpik bregdetar, Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach theksoi se merita e Lojrave konsiston në faktin që njerëzit e nacionaliteteve dhe feve të ndryshme të jetojnë së bashku në harmoni.

Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev vizitoi një nga bazat më të mëdha të biogazit në territorin e vendit - "Lluçki", e cila ndodhet në rajonin e Belgorod-it (në jug-perëndim të Federatës Ruse).

Bashkimi Evropian duhet "të bashkëpunojë me Rusinë në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë", mendon ish-Kancelari gjerman Gerhard Schröder.

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara mund t’i ofrojnë një ndihmë të konsiderueshme financiare Ukrainës. Në lidhje me një skenar të tillë të mundshëm të zhvillimit të ngjarjeve deklaroi Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Sipas fjalëve të saj, tashmë po zhvillohet jo vetëm skenari i investimeve të drejtpërdrejta financiare, por edhe një kompleks i tërë masash. Përfaqësuesit e opozitës ukrainase thonë se për stabilizimin e situatës në vend do të duhen të paktën 15 miliardë $.

Situatën në Ukrainë dhe çështje të tjera diskutuan me telefon Kryeministri britanik David Cameron dhe Presidenti rus Vladimir Putin. Në qendër të vëmendjes së tyre ishin dhe tema e zgjidhjes së krizës siriane dhe programi bërthamor i Iranit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2014
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2014
2
9
16
23